Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ndahet pushteti mes PS dhe LSI

Shko poshtë

Ndahet pushteti mes PS dhe LSI    Empty Ndahet pushteti mes PS dhe LSI

Mesazh nga Erisa Fri 28 Jun 2013 - 23:30

Edi Rama dhe Ilir Meta zhvilluan takimin e parë pas zgjedhjeve të 23 qershorit, takim që mbajt në një hotel të kryeqytetit dhe që zgjati për rreth 30 minuta.

Takimi u zhvillua pa praninë e mediave, ndërkohë që pak minuta pas tij, në faqen zyrtare të Partisë Socialiste u zbardhën detajet prej tij. Sipas njoftimit të shpërndarë nga PS, Rama dhe Meta u takuan në kuadër të ndarjes së përgjegjësive qeverisëse.

U ra dakort që kreu i PS-së të mbajë postin e kryeministrit të qeverisë së ardhshme që do të përcaktohet nga mbledhja e parë e Kuvendit të ri në shtator,
Pas zgjedhjeve
Shkodër, PR akuza PD
Noka fajëson shqiptarët
Bler, entuziast për fitoren e Ramës
ndërsa Meta do të mbajë postin e Kryetarit të këtij Kuvendi.

Një nga pikat e shumëpërfolura ishte edhe ndarja e mandatit të deputetit me detyrat ekzekutive të ministrit. Rama e Meta kanë rënë dakort në këtë pikë që asnjë ministër të mos mbajë mandatin e deputetit, një ndër premtimet e Ramës gjatë fushatës elektorale që ai e ritheksoi edhe në panelin e Top Story të enjten.

U vendos gjithashtu ngritja e një grupi pune të përbashkët të kryesuar nga Sekretari i Programit i PS, Ilir Beqja dhe anëtari e kryesisë së LSI-së Edmond Haxhinasto, që do të nisë menjëherë nga puna për planin e detajuar të punës së 300 ditëve të para që do t’i paraqitet publikut në muajin shtator. Ky grup pune do të vendosë kontakte me grupet e interesit si edhe me ekspertët vendas e të huaj të nivelit më të lartë.

Në takim u çmua e nevojshme, edhe në vijim të kontaktit që të dy kryetarët patën me autoritete përfaqësuese të Azerbajxhanit, që në mbështetje të plotë të projektit të TAP të krijohet një Task Force. Kjo Task Force duhet të bëhet operative për të ndjekur fazën përgatitore të projektit si edhe për të organizuar në  bashkëpunim me partnerët në këtë projekt, procesin e kualifikimit të burimeve njerëzore vendase që do të përfshihen në fazën e realizimit të projektit.

Meta e Rama shprehin shqetësimin për të dhënat më të fundit që tregojnë se qeveria në detyrë nuk po bën thjesht kujdestarinë dy-mujore që imponon verdikti plebishitar i 23 qershorit, por po vazhdon në një inerci që nuk është në dobi të vendit e të qytetarëve.

Prandaj dy liderët e koalicionit fitues bënë apel për urtësi e përgjegjshmëri nga ana e kryeministrit në detyrë dhe e qeverisë së tij, në mënyrë që të mos ndërmerren hapa që bien ndesh me etikën e një qeverie kujdestarie. Ata kërkuan që të ndalen prokurorimet e reja, të mos merren vendime për koncesione të reja të pasurisë publike, të garantohet që administrata të mos përfshihet në veprime anti-ligjore apo joetike të orës së fundit me arkën e shtetit.

Gjithashtu u nënvizua nevoja për t’i dhënë vendit një skuadër qeverisëse që do të sjellë një model të ri sjelljeje e veprimi në procesin qeverisës, si edhe një model të ri gjithëpërfshirës të parlamentarizmit me një frymë bashkëpunuese jo vetëm me opozitën po edhe me shoqërinë  në procesin ligjvënës.

Është rënë dakort edhe për ecurinë e mëtejshme të konsultimeve për strukturën dhe përbërjen e qeverisë së re, për të cilën do të dëgjohen e përfshihen edhe aleatët e tjerë të koalicionit të majtë.

/ Top Channel - Hapesira Jone
Erisa
Erisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 12061
 <b>Piket</b> Piket : 12694
Regjistruar : 24/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Fier

http://www.hapesira.forumotion.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi