Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

"The Telegraph": Nëse PS-ja fiton, Toni Blair do të jetë këshilltar i Shqipërisë

 :: Zone e Lire :: Lajme

Shko poshtë

"The Telegraph": Nëse PS-ja fiton, Toni Blair do të jetë këshilltar i Shqipërisë Empty "The Telegraph": Nëse PS-ja fiton, Toni Blair do të jetë këshilltar i Shqipërisë

Mesazh nga Jerenim Sun 19 May 2013 - 7:39

“Ish-kryeministri britanik, Toni Bler do të jetë një nga këshilltaret e qeverisë shqiptare, nëse koalicioni i majtë qeveritar me lider Edi Ramën do të arrijë të fitojë zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, që do të mbahen më 23 qershor.”

Kështu shkruan gazeta prestigjioze “The Telegraph” në një shkrim me titull “Toni Bler, këshilltar i qeverisë së re në Shqipëri.” Në këtë artikull theksohet se sondazhet e deritanishme nxjerrin fitues me 49% të majtën shqiptare dhe në rast të një rotacioni të mundshëm, Bler do të asistojë Shqipërinë në implementimin e një sërë reformash të reja, të cilat janë prezantuar në programin e partisë së zotit Rama.

Gjithashtu shkruan gazeta britanike, Bler do të mund të jetë një këshilltar i mirë dhe në politikën e jashtme, veçanërisht sa i takon çështjes së Kosovës. Toni Bler është një figurë e dashur në vendin fqinj dhe njihet si një ndër personat që bashke me ish-presidentin amerikan Bill Klinton, kanë mbajtur peshën kryesore gjate luftës së Kosovës.

“The Telegraph” zbulon se negociatat mes Rames dhe Bler nisën që në shkurt të këtij viti gjatë vizitës së një prej njerëzve më të afërt të Bler-it, Alastar Kembell në Tiranë, për promovimin e ditarit të tij bestseller. Javën e kaluar, Bler mbajti një takim me ish- kryebashkiakun e Tiranës, në të cilin u arrit marrëveshja.
Jerenim
Jerenim
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 166
 <b>Piket</b> Piket : 208
Regjistruar : 13/05/2013
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : As un nuk edi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 :: Zone e Lire :: Lajme

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi