Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gjërat po thuhen edhe në fytyrë

Shko poshtë

Gjërat po thuhen edhe në fytyrë  Empty Gjërat po thuhen edhe në fytyrë

Mesazh nga Vizitor Thu 21 Jul 2011 - 2:24

Gjërat po thuhen edhe në fytyrë  F.0719012832117_m
Skënder Limani
Debati publik për gjëra e tema të ndryshme, vazhdon të mungojë. Ose, edhe kur ka, është mirë i organizuar. Shembull për këtë të fundit është koha e çeljes së debatit për praninë fetare në Kosovë. Pra, ishte e mërkurë, 22 qershor 2011, kur Lëvizja Vetëvendosje (VV) organizoi protestë qytetare Kundër Hajnisë qeveritare në Kosovë. Vetëm dy ditë më vonë, të premten më 24 qershor 2011, një tjetër protestë ndodhi por “nga xhemati” për promovimin e idesë për ndërtimin e një xhamie dikah në qendrën e qytetit të Prishtinës.

Dhe, njëri nga televizionet private të Kosovës ngutoi dhe organizoi varg emisionesh dhe marrje në pyetje, për disa ditë rresht. Me këtë, duke e çelur një debat fetar në Kosovë, krejt pa nevojë, dhe duke tentuar të mbysë protestën dhe debatin Kundër Hajnisë qeveritare e cila po e shkatërron qytetarin dhe ekzistencën e shtetit.

Lëvizja Vetëvendosje, më tej, vazhdoi debatimin dhe trajtimin e njërës nga temat aktuale politike në vend, negociatat me Beogradin. Ky debat, i zhvilluar kryesisht në Kuvendin e Kosovës, po ndikon në mënyrë efektive dhe efikase në mirëqenien, përkatësisht, në shprehjen e hapur dhe të sinqertë të qytetarëve të Kosovës. Dua të them, deri në këtë moment, shumica e qytetarëve të Kosovës, si në rrugë në “Hajt Pak, si në media dhe paraqitje tjera publike, por edhe nëpër biseda private e intime, kishin drojë të shprehnin atë që vërtetë e mendonin për atë që e kanë përballë, për atë me të cilën ndeshen. Rasti konkret, për temat politike.

Debati në Kuvend i Lëvizjes Vetëvendosje mundësoi që, praktikisht, të shohim se si është ndjenja ose edhe situata kur gjërat, së paku, thuhen në fytyrë, drejtpërdrejt. Natyrisht, partia në pushtet, PDK, nuk po pajtohet me këtë qasje. Andaj ajo, përmes mediave dhe pjesëtarëve të saj dhe të SHIK-ut po kërkon pak “qasje diplomatike” tek Lëvizja Vetëvendosje. Sepse këtyre të PDK-së dhe të SHIK-ut po u vjen mërzi kur po quhen hajna, të korruptuar, të kriminalizuar, të shitur dhe tradhtarë të shtetit të Kosovës.

Ajo çfarë në fakt po tentojë të them është se demokracia, sado e pazhvilluar të jetë dhe sado që pushteti, në këtë rast, i PDK-së, mundohet t’i fsheh dështimet dhe hajnitë e veta qeverisëse, është rezultati i punës, rezultati i qeverisjes, ajo që ne, qytetarët e Kosovës, e shohim, e ndjejmë, e prekim dhe e shijojmë për çdo ditë, nga disa herë në ditë. Pushteti i PDK-së, i tredhur nga hajnia, nuk mund t’i ikë kësaj. Kjo hajni, ky korrupsion dhe kjo tradhti ndaj shtetit të Kosovës do t’u kthehet, krejt përnjëherë, në të njëjtën kohë por dikur pak më vonë.

Kryesorja është që gjërat po thuhen edhe në fytyrë, drejtpërdrejt, në mënyrë që kur dora e qytetarëve të veprojë të mos thonë që nuk e kemi ditur. Sepse ne e dimë që moti për ta.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi