Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nëna e Bleonës: Po kërkojmë në Gjermani

 :: Zone e Lire :: Lajme

Shko poshtë

Nëna e Bleonës: Po kërkojmë në Gjermani  Empty Nëna e Bleonës: Po kërkojmë në Gjermani

Mesazh nga Vizitor Thu 21 Jul 2011 - 1:54

Nëna e Bleonës: Po kërkojmë në Gjermani  F.0721102007880_m
Policia dhe ekspertët e gjurmimit tokësor vazhdojnë kërkimet në
terren për gjetjen e Bleonës dhe familjarë të saj prej katër ditësh,
kërkojnë në Gjermani.
Nëna e Bleonës, Bukuria, tha se
‘’vendqëndrimi i vajzës, është në një kanton zviceran, pasi ka
informacione të shumta se një fëmijë i ngjashëm me Bleonën gjendet në
një shkollë verore’’. Nëna e Bleonës tha gjithashtu se ‘’kërkime po
bëhen edhe në Athinë, pasi ka të dhëna të ngjashme që vijnë, ndërkohë që
Gjermania dhe Zvicra mbeten dy vendet ku vijohet të kërkohet
privatisht’’, citoi BW.
Një zonë e minuar në afërsi të kufirit me Kosovën, bëri që ajo pjesë
mali të përjashtohej nga kërkimi për gjetjen e Bleonës. Burime të
policisë thanë se ‘’pasi është ndërhyrë në pastrimin nga rreziku i
shpërthimeve është bërë edhe krehja e malit, veprim që në të vërtetë
ende nuk ka sjellë asnjë risi gjurme për zhdukjen misterioze të
vajzës’’.
Policia nuk ka dalë ende në konkluzione në lidhje me kërkimet e
fundit në zonë, dhe të dhënat që vijnë nga kontrollet nëpër vende të
ndryshme të Europës, nuk kanë dhënë ende asnjë rezultat pozitiv për sa i
përket ndonjë vendndodhjeje të saktë të vogëlushes së zhdukur. Policia
dhe prokuroria presin mbledhjen e fakteve të reja për gjetjen e vajzës
ose së paku për gjetjen shkaqeve të kësaj ngjarje të rëndë. /Telegrafi/
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 :: Zone e Lire :: Lajme

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi