Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Modelja kroate ngacmohet nga politikanët kosovarë

Shko poshtë

	  Modelja kroate ngacmohet nga politikanët kosovarë  Empty Modelja kroate ngacmohet nga politikanët kosovarë

Mesazh nga Vizitor Thu 21 Jul 2011 - 1:51

	  Modelja kroate ngacmohet nga politikanët kosovarë  F.0720122709458_m
Kishte qenë e ftuar në Prishtinë gjatë “Javës së Modës” ku ishte
mysafire speciale. Por jo gjithçka ka shkuar mirë për modelen kroate
Kristina Lumpar.
Modelja kroate thotë se të qenit mysafirë
special në “Javën e Modës” në Prishtinë është bezdisëse për shkak të
politikanëve kosovarë, të cilët e kanë ngacmuar rregullit, përcjell
gazeta “Express”.
Modelja ka pohuar se ka kaluar shumë mirë në Prishtinë, porse disa
politikanë kosovarë janë treguar të pamoralshëm me ofertat që i kanë
bërë.
“Atje politikanët janë ‘facerat’ kryesorë. Në të vërtetë ata çdo kund
janë të këtillë, por kjo është tejet e theksuar në Kosovë. Bëjnë çfarë
të dëshirojnë dhe askush nuk guxon t’i shikoj shtrembër”, ka theksuar
modelja.
“Ata më bënin komplimente të vazhdueshme, madje njëri prej tyre më
ftoi në vilën e tij të pinim nga një gotë verë dhe të diskutojmë për
marrëdhëniet fqinjësore ndërmjet Kroacisë dhe Kosovës”, ka thënë ajo
duke shtuar se ka refuzuar të shoh brendësinë e shtëpisë së dikujt.
Lumpar ka pohuar se ka fituar dy dhurata të mira e të vlefshme,
zinxhir të arit dhe byzylyk dore, por nuk ka dashur të zbulojë emrat e
politikanëve. /Telegrafi/
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi