Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Perry dominon nominimet për MTV-VMA

Shko poshtë

Perry dominon nominimet për MTV-VMA  Empty Perry dominon nominimet për MTV-VMA

Mesazh nga Vizitor Thu 21 Jul 2011 - 1:47

Perry dominon nominimet për MTV-VMA  F.0721140803418_m
Katy Perry ka udhëhequr me nominime për MTV Video Music Awards,
duke marrë nëntë sosh, e ndjekur nga Adele dhe Kanye West, të cilët kanë
marrë nga shtatë nominime secili.
26-vjeçarja është nominuar
për katër këngë, me “Last Friday Night (T.G.I.F)”, në kategorinë Best
Pop Video, me “Teenage Dream” në kategorinë Best Cinematography dhe me
“Firework” në tre kategori, Best Female Video, Best Art Direction dhe
çmimin kryesor Video of the Year.
Bashkëpunim i saj me Kanye West, “E.T”, po ashtu është në garë për
katër çmime, Best Collaboration, Best Direction, Best Editing dhe Best
Special Effects.
Këngëtarja britanike Adele është në garë për shtatë çmime përfshirë
Video of the Year, Best Female Video and Best Pop Video, që të gjitha
për këngën “Rolling in the Deep”. Me katër nominime është Bruno Mars,
ndërsa me nga tre janë Lady Gaga, Beyonce Knowles dhe Nicki Minaj.
Ceremonia e ndarjes së çmimeve MTV Video Music Awards do të zhvillohet më 28 gusht në Nokia Thatre të Los Angelesit. /Telegrafi/
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi