Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mungesa e përqendrimit, pasojat e tij

Shko poshtë

Mungesa e përqendrimit, pasojat e tij  Empty Mungesa e përqendrimit, pasojat e tij

Mesazh nga Vizitor Tue 19 Jul 2011 - 10:12

Mungesa e përqendrimit, pasojat e tij  Main_Mesimi


Nëse një njeri në varësi të moshës që ka paraqet një nivel më të ulët se mesatarja të kohës dhe intensitetit të përqendrimit atëherë mund të themi se ka mungesë përqendrimi.

Nuk arrin të fillojë mësimin

Mungesa e përqendrimit mund të shfaqet me shenja si mospërqendrimi në një pikë të caktuar, hutimi, rrëmuja dhe harresa. Nxënësi i cili ka mungesë përqendrimi mërzitet nga dëgjimi i mësimit. Ai shkëputet nga mësimi nëse dëgjon një zhurmë apo lëvizje të vogël.

Nuk i pëlqen të mësojë vetëm. Gjatë kohës së mësimit ngrihet dhe ulet shpesh, nuk rri në një vend dhe kërkon të bëjë gjëra të ndryshme. Nuk arrin të fillojë mësimin edhe nëse fillon nuk është një mësim produktiv. Prandaj kjo gjendje ndikon në uljen e suksesit në shkollë. Dhe pikërisht në këtë fazë duhet të vijnë në ndihmë familja dhe mësuesit.

Mund të kurohet

Mungesa e përqendrimit është një çrregullim neurobiologjik që mund të kurohet. Mungesa e përqendrimit mund të kurohet me përdorimin e ilaçeve, teknikat e terapisë dhe përpjekjet e mësuesit. Nëse ky problem nënvlerësohet ose neglizhohet me një thënie tipike “hë se do kalon”, atëherë ky fakt do të sjellë vetëm humbje kohe. Është i gabuar mendimi se mungesa e përqendrimit mund të kalojë vetvetiu pa u kuruar.

Tek nxënësit të cilët vuajnë nga mungesa e përqendrimit nuk shihet vetëm dobësia në mësime, por gjithashtu shfaqen edhe fenomene të tjera të lidhura me dobësinë akademike si mungesa e besimit në vetvete, çrregullime të marrëdhënieve shoqërore dhe nënvlerësimi i vetes.

Një nga problemet më të mëdha është lënia përgjysmë e terapisë së mungesës së përqendrimit. Ndoshta nevojat ekonomike ndoshta edhe pritja e familjeve për të arritur një rezultat të menjëhershëm bëhet shkak për të lënë në gjysmë terapinë.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi