Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ende asnjë i arrestuar për vrasjen e Anisës

 :: Zone e Lire :: Lajme

Shko poshtë

Ende asnjë i arrestuar për vrasjen e Anisës  Empty Ende asnjë i arrestuar për vrasjen e Anisës

Mesazh nga Vizitor Mon 18 Jul 2011 - 4:00

Ende asnjë i arrestuar për vrasjen e Anisës  F.0718120539151_m
"Janë 20 thika që kanë masakruar vajzën time, po aq thika do të
doja t’i ngulja edhe unë vrasësit. Kam frikë të mbyll sytë, sepse më
shfaqet ime bijë që më kërkon ndihmë, ndërsa i çahet trupi thikë pas
thike dhe ulërin. E unë nuk e ndihmoj dot…’’, tha për të përditshmen
Panorama Miranda Opingari, nëna e 25 vjecares që u gjet e masakruar të
premten.
“Një njeri monstër është diku aty jashtë dhe siç
bëri me Anisën time, mund të bëjë dhe me femra të tjera. Kafshëria nuk
njeh emra, vetëm instikte dhe ajo femra tjetër, nesër-pasnesër mund të
jetë motra, vajza, gruaja e gjithsecilit…”, shtoi ajo. Ende nuk ka asnjë
të arrestuar për vrasjen e 25-vjeçares, nënë e dy fëmijëve, e cila u
gjet e vdekur te “Rëra e hedhur” në plazhin e Shëngjinit, të rrethit të
Lezhës.
Policia e Lezhës ka përqendruar intesivisht hetimet në Lushnjë, Berat
dhe Fier, për shkak se familja, të afërmit dhe shoqëria e saj nuk kanë
dyshime për ndonjë autor të mundshëm. Dy pistat kryesore ishin deri
tani, ajo e ish-bashkëshortit, Sokolit, dhe e një personi tjetër me një
profil të rremë në rrjetin social Facebook, “Loke Sinaj”, i përshkruar
si një biznesmen nga Lushnja, 36 vjeç, beqar, nuk rezulton të jetë një
person real.
“Ekziston mundësia që Anisa Opingari, nëna e dy djemve, të ketë rënë
pre e ndonjë të dashuri misterioz, i cili për të joshur 25- vjeçaren, ka
përdorur si “karrem” “facebook”-un. Mund t’i ketë besuar këtij personi
dhe ai ka çuar nëpërmjet mashtrimit deri në Shëngjin, ku edhe e ka
masakruar me thika dhe e ka lënë të vdekur në vend”, thanë burime të
Policisë së Lezhës. Policia tha gjithashtu se ‘’deri tani janë shoqëruar
në polici dhe janë pyetur të paktën 50 persona’’.
Grupi i hetimit po verifikon paralelisht thirrjet e fundit në
telefonin e viktimës dhe mesazhet e shkëmbyera prej saj dhe pritet
pergjigje ekspertizës së kriminalistikës, që po u bëhen materialeve dhe
rrobave të gjetura të trupit të viktimës, për të parë nëse autori i
krimit ka lënë gjurmë, apo jo gjatë momentit të ekzekutimit të Anisa
Opingarit./Telegrafi/
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 :: Zone e Lire :: Lajme

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi