Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Becks sqaron emrin e vajzës

Shko poshtë

Becks sqaron emrin e vajzës  Empty Becks sqaron emrin e vajzës

Mesazh nga Vizitor Mon 18 Jul 2011 - 3:31

Becks sqaron emrin e vajzës  F.0717101328153_m
Superylli anglez, David Beckham, ka sqaruar në detaje
domethënien e emrit të vajzës së tij, duke thënë se arsyet shpirtërore
kanë luajtur rol të madh në pagëzimin e vajzës me emrin Harper Seven.
Vajza
e parë e Beckham të cilin e ka lindur pak ditë më parë Victoria, ka
zgjuar vëmendjen e gjithë industrisë së show bizit ndërkombëtar, ndërsa
Beckham i ka shtuar ‘piper’ gjellës.
“Shumë njerëz kanë thënë se numri Seven në emrin e vajzës është numri
i fanellës që kam bartur te Manchester United. Dhe në fakt, ashtu
është, sepse kam pasur shumë fat me atë numër, duke e bartur edhe për
Anglinë, edhe për Manchester Unitedin. Ishte aq numër influentiv në
karrierën time, aq numër me fat, por nuk ishte arsyeja e vetme”.
“Arsyeja tjetër është se simbolizon perfeksion shpirtëror, Shtatë
Mrekullit të Botës, Shtatë Ngjyrat e Ylberit, në shumë vende
konsiderohet numër me fat. Ne e duam emrin e saj”, ka thënë Becks.
/Telegrafi/
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi