Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Si të mirëmbahen mobiliet nga druri

 :: Show Biz :: Lifestyle

Shko poshtë

Si të mirëmbahen mobiliet nga druri Empty Si të mirëmbahen mobiliet nga druri

Mesazh nga Vizitor Fri 15 Jul 2011 - 22:12

Si të mirëmbahen mobiliet nga druri F.0714000809260_m
Pa marrë parasysh prej çfarë materiali janë ndërtuar, mobiliet
cilësore mund të ruajnë bukurinë dhe shkëlqimin, nëse mirëmbahen drejt
dhe kështu u zgjatet jeta.
Është me rëndësi që mobiliet të pastrohen mirë, sipas nevojës, të fshihen me leckë të njomë dhe patjetër duhet të thahen.
Gjurmët e ujit të cilat janë bërë nga gotat apo
vazoja, lyhen me majonezë dhe lihen gjatë tërë natës, ndërkaq në mëngjes
fshihen me leckë të butë. Nëse edhe pas kësaj ka mbetur gjurmë e vogël
nga uji, përzihet glicerina me shpuzën e cigares. Me këtë përbërës
fërkojmë pjesën e dëmtuar.
Njollat nga yndyrat patjetër duhet të pastrohen
menjëherë, sepse në të kundërtën marrin ngjyrë të errët dhe kështu lënë
dëmtime të përhershme. Yndyra patjetër duhet të thithet me peshqir letre
dhe pastaj atë pjesë duhet njomur me uthull të pastër të pakoncentruar.
Dhe, në fund, me leckë të njomur fshijeni pjesën e dëmtuar të drurit.
Mobilia e pastruar mirë mund të polirohet me dyllë, në mënyrë që të marrë shkëlqim të mirë dhe të mbrohet nga uji dhe pluhuri.
Mobiliet nga pisha mjafton të polirohen me dyllë
blete, sepse kërkojnë kujdes të madh. Shkëlqimi i arritur më pastaj mund
të mbahet me leckë të lagur me përzierje të uthullës dhe parafinës.
Mobiliet nga bungu mirëmbahen me ndihmën e kësaj përzierjeje: në një sasi të vogël të
tretur të dyllit të bletëve shtohen 250 ml birrë dhe dy lugë të vogla
sheqer. Me këtë lyhen mobiliet, dhe pasi të teren polirohen me lëkurë
dreri. /Telegrafi/
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 :: Show Biz :: Lifestyle

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi