Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Spiunet që do t’i kujtojmë përgjithmonë

Shko poshtë

Spiunet që do t’i kujtojmë përgjithmonë Empty Spiunet që do t’i kujtojmë përgjithmonë

Mesazh nga Vizitor Tue 12 Jul 2011 - 1:58

Spiunet që do t’i kujtojmë përgjithmonë Main_Elizabeth_Hurley


Seksi, intriguese dhe agjente sekrete të rrezikshme janë ato që pa
dyshim gjithmonë i mbushin sallat e kinemave, dhe sjellin fitime të
mëdha. Dhe që merrja me spiunim, madje edhe në film, është punë
profitabile, mund ta konfirmojnë aktoret të cilat kanë marrë honorare të
majme për këto role. Në vazhdim do t’i paraqesim disa nga spiunet e
preferuara filmike të cilat do t’i kujtojmë përgjithmonë.

Elizabeth Hurley

Vanessa Kensington (Elizabeth Hurley) është vetëm njëra nga tri
spiunet e cila paraqitet në filmin “Austin Power”, të cilat punojnë për
agjencione të ndryshme por i lidh pasioni për Austin Power-in, agjentin
më simpatik sekret të filmit. Kjo parodi e shkëlqyeshme na bëri të
qeshim me lot, ndërsa pjesa mashkullore e publikut u kënaq me paraqitjen
ekstravagante dhe seksi të Hurley-t.

Eva Green

Eva Green e interpreton të mrekullueshmen Vesper Lynd, në filmin për
agjentin e fshehtë britanik, “Casino Royale”. Ajo është gjithçka vetëm
jo zyrtarja e mërzitshme, siç prezantohet. Nga kreacionet e saja për
daljet e mbrëmjes shumicës “i ndalet fryma”, ndërsa filmi është i
mbushur me skena intriguese.

Emmanuelle Beart

Bukuroshja franceze me buzë sensuale i është e njohur tërë botës me
rolin në filmin “Mission Impossible” nga viti 1996. Edhe pse partneri i
saj Ethan Hunt (Tom Cruise) dyshoi në përkushtimin dhe besueshmërinë e
saj, ai nuk mundi t’i bëjë ballë bukurisë dhe seksipilit të saj.

Angelina Jolie

Si agjente e CIA-së, Evelyn Salt (Angelina Jolie) u betua se do t’i
shërbejë me nder vendin të saj. Lojaliteti i saj vihet në dyshim kur
akuzohet për spiunim në dobi të Rusisë. Atëherë Salt e fillon luftën,
duke shfrytëzuar të gjitha aftësitë dhe përvojën e agjentit sekret, që
ta shmang burgimin dhe ta dëshmojë të vërtetën.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi