Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Romanet e dashurisë janë të rrezikshëm

 :: Show Biz :: Lifestyle

Shko poshtë

Romanet e dashurisë janë të rrezikshëm  Empty Romanet e dashurisë janë të rrezikshëm

Mesazh nga Vizitor Sat 9 Jul 2011 - 23:12

Romanet e dashurisë janë të rrezikshëm  F.0710003740753_m
Gjenerata të tëra të femrave rriten duke lexuar romane
romantike, duke mos qenë të vetëdijshme se ato ndikojnë negativisht në
lidhjet dhe psikën e tyre.
Një zhanër i tillë librave e
idealizon dashurinë dhe seksin, ndërsa lexuesve u ofron pritje të
rrejshme. Për këtë arsye, edhe pse romanet e dashurisë mund të jenë
interesante dhe të këndshme për lexim, ato i inkurajojnë femrat që t’i
jepen seksit të pasigurt dhe shtojnë rrezikun për shtatzëni të
padëshiruara.
Një grup psikologësh britanikë janë kundër romaneve që propagandojnë
tematikë të tillë, në veçanti që flasin për femra të cilat nxisin
pasionin mashkullor, ndërsa nga ana tjetër, nuk janë në gjendje ta
kontrollojnë pasionin e tyre. Sipas ekspertëve, romanet duhet të flasin
për mënyrën reale të kuptimit të botës, ndërsa romanca si referencë
interesante për këto romane duhet të shpjegohet në mënyrë të drejtë.
Një tjetër element për t’u përmendur është edhe pasiguria
shëndetësore që ofrojnë romanet e tilla kur është fjalë për marrëdhëniet
seksuale. Pasi që, në kundërshtim me punëtorët shëndetësore që
rekomandojnë përdorimin e prezervativit, shkrimtarët e romaneve
romantike janë kundër seksit të sigurt. /Telegrafi/
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 :: Show Biz :: Lifestyle

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi