Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

A jetojnë më gjatë meshkujt apo femrat?

Shko poshtë

A jetojnë më gjatë meshkujt apo femrat?  Empty A jetojnë më gjatë meshkujt apo femrat?

Mesazh nga Vizitor Tue 5 Jul 2011 - 4:25

A jetojnë më gjatë meshkujt apo femrat?  Main_Meshkujt


Një studim i bërë kohën e fundit në Australi ka treguar se meshkujt
mesatarisht jetojnë pesë vjet më shkurt sesa femrat, ku shkaku kryesor i
kësaj është pakujdesia e meshkujve për shëndetin e tyre. Meshkujt janë
më të rrezikuar nga paraqitja e kancerit, pinë më shumë duhan, përdorin
më shumë barna, kanë problem me mbipeshë, por shkojnë më rrallë te mjeku
sesa femrat.

Më shumë se 68 për qind e meshkujve kanë probleme me mbipeshë, 48 për
qind kanë vështirësi psikike, kurse vetëm 5 për qind sish hanë ushqime
të shëndetshme, thotë Instituti australian i Mjekësisë, pas hulumtimit
të zhvilluar. Përkundër të gjitha këtyre, vitin që shkoi, vetëm 16 për
qind e meshkujve kanë shkuar te mjeku për kontrolle.

Instituti i Mjekësisë bën të ditur se rezultatet e këqija janë
rezultat i disa faktorëve. Për shembull, meshkujt nuk e lënë punën për
të shkuar të mjeku, si dhe kanë turp që të bisedojnë rreth problemeve
emocionale dhe seksuale, sidomos me mjekun. Një gjë e tillë ndikon që
meshkujt të shtypin problemet dhe dhembjet e tyre, duke mos shkuar me
kohë te mjeku për parandalimin e sëmundjeve të ndryshme.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi