Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

“Emigranti” synon të organizojë diasporën

 :: Show Biz

Shko poshtë

“Emigranti” synon të organizojë diasporën  Empty “Emigranti” synon të organizojë diasporën

Mesazh nga Vizitor Tue 5 Jul 2011 - 4:04

Emigrantët shqiptarë që jetojnë në diasporë së shpejti do të kenë një ueb sajt që do t’u ofrojnë çdo ndihmë rreth integrimit dhe organizimit më të mirë të jetës së tyre larg vendlindjes.Projekti në fjalë quhet Emigranti dhe është iniciativë e një kosovari me banim në Finlandë, Faton Krasniqi.Deri më tani qëllimi kryesor i tij ka qenë përgatitja e bazës kryesore e cila ka një rëndësi të madhe për fillimin e realizimit të
këtij projekti dhe për të hapur rrugën e realizimit të suksesshëm të
tij.
“Projekti në fjalë ka një platformë shumë të gjerë e që përfshin me
qindra faqe nga të gjitha sferat e jetës së një emigranti, të cilat së
shpejti do të tregojnë edhe rezultatet e para praktike. Qëllimi i
Emigrantit është t’ju del në ndihmë shqiptarëve që jetojnë në diasporë,
në integrimin dhe organizimin më të mirë të nevojave në jetën e
përditshme”, thotë Fatoni.
Ai shpreson se do të gjejë mbështetjen e institucioneve, organizatave
dhe veprimtarëve të tjerë të cilët dëshirojnë të ndihmojnë organizimin e
diasporës kosovare dhe se do të arrijë që më së voni në shtator të
lansojë një version të plotë të projektit.
Emigranti synon të sjellë edhe shumë befasi të tjera më se të nevojshme për bashkë-atdhetarët që jetojnë jashtë vendlindjes. /Telegrafi/
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 :: Show Biz

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi