Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gjykata italiane: “Kateri i Radës” do shkatërrohet

 :: Zone e Lire :: Lajme

Shko poshtë

Gjykata italiane: “Kateri i Radës” do shkatërrohet  Empty Gjykata italiane: “Kateri i Radës” do shkatërrohet

Mesazh nga Vizitor Thu 30 Jun 2011 - 2:13

Gjykata italiane: “Kateri i Radës” do shkatërrohet  F.0630133426588_m
Drejtësia italiane vendos të shkatërrojë anijen “Kateri i
Radës”, pas mbylljes së çështjes një ditë më parë. Sipas “La Gazeta del
Mezziogiorno”, Gjykata e Apelit në Leçe ka vendosur të anullojë vendimin
për kthimin e anijes në Shqipëri, dhe urdhëron copëtimin e asaj çka ka
mbetur nga “Kateri i Radës”, duke ia deleguar këtë detyrë marinës
ushtarake të Brindizit.
Sipas gazetës, deputetja demokrate
Teresa Bellanova, i pati kërkuar qeverisë italiane të kthente anijen në
Shqipëri në shenjë respekti për të gjitha viktimat e Otrantos dhe
familjarët e tyre. Prej kohësh këta të fundit kanë kërkuar që relikja e
anijes që ruhet ende në Brindizi, të kthehet në Shqipëri për tu bërë një
monument muze, por kjo gjë nuk u arrit.
Pas goditjes nga luftanija italiane Sibilla, fundosja e anijes së
vogël shkaktoi vdekjen e 108 shqiptarëve në 28 mars të vitit 1997, në
atë që njihet si tragjedia e Otrantos. 16 nga të mbijetuarit e kësaj
tragjedie i janë drejtuar Gjykatës së Strasburgut. Por “Kateri i Radës”
ishte e vetmja provë materiale që mund jetë në favor të tyre në këtë
proces. /Telegrafi/
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 :: Zone e Lire :: Lajme

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi