Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shopingu përmirëson disponimin

 :: Show Biz :: Lifestyle

Shko poshtë

Shopingu përmirëson disponimin  Empty Shopingu përmirëson disponimin

Mesazh nga Vizitor Thu 30 Jun 2011 - 1:31

Shopingu përmirëson disponimin  F.0627001138821_m
Nëse mendoni se termin “shoping-terapia” e kanë imagjinuar
femrat për të arsyetuar blerjet e pakontrolluara, e keni gënjyer veten.
Një studim më i ri ka vërtetuar se blerja ka efekt të gjatë në disponim, largon ndjenjat negative dhe nxit lumturi.
Ekspertët kanë bërë qindra intervista nëpër qendrat tregtare. Përveç
kësaj, ata kanë kërkuar nga blerësit që të mbajnë ditarë në lidhje me
sjelljen dhe disponimin e tyre gjatë blerjes, dhe nëse më pas ndjehen me
faj ose pendohen.
Rreth 62 për qind e të anketuarve kanë pohuar se kanë blerë diçka me
qëllim që të ndihen më mirë, ndërsa 28 për qind e tyre kanë thënë se e
konsiderojnë blerjen si formë e vetëshpërblimit.
Ndjenjën e fajit dhe pendimit e kanë pasur vetëm blerësit të cilët janë lëshuar në blerje impulsive.
Përfundimi i këtij studimi, i cili është publikuar në revistën
amerikane për psikologji dhe marketing është: “Shoping-terapia në mënyrë
të efektshme ndikon në përmirësimin e disponimit dhe largon ndjenjën e
fajit dhe pendimit”. /Telegrafi/
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 :: Show Biz :: Lifestyle

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi