Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Amerikani deshi ta paguajë dënimin me 2500 monedha

Shko poshtë

Amerikani deshi ta paguajë dënimin me 2500 monedha  Empty Amerikani deshi ta paguajë dënimin me 2500 monedha

Mesazh nga Vizitor Fri 10 Jun 2011 - 19:56

Amerikani deshi ta paguajë dënimin me 2500 monedha  F.0610181005610_m
Një burrë nga Utah në SHBA u dënua pasi që u përpoq ta paguajë
faturën prej 25 dollarëve me 2500 monedha nga një cent. Incidenti ndodhi
në një klinikë kur 32 vjeçari Jason West, nxjerri 2500 monedha në
sportel, duke bërë të qeshin myshterinjtë tjerë.
“Jam i
gatshëm të pres derisa t’i numëroni të gjitha paratë për tu bindur se i
keni deri në centin e fundit”, Yahoo! Finance citon Westin të ketë
thënë. Klinika thirri policinë dhe West u dënua 140 dollarë për prishje
të rendit dhe qetësisë publike. Në raportin e policisë thuhet se centët
ishin shpërndarë në sportel dhe nëpër dysheme.
Zyrtarët e klinikës thanë se ata kanë qenë të gatshëm t’i marrin
centët, por “nuk tolerojnë që centët ose ndonjë objekt tjetër tu hidhen
punëtorëve të tyre”.
West i tha gazetave amerikane se nuk i kishte hedhur centët, por
thjeshtë monedhat ishin rrotulluar në sportel. “Kjo është natyra e
monedhave. Ato rrotullohen, pasi janë të rrumbullakëta”. West tha se
këtë faturë e kishte paguar disa muaj më herët, por zyrtarët e klinikës
nuk ia kishin llogaritur. /Telegrafi/
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi