Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Junrey zyrtarisht njeriu më i shkurtë në botë

Shko poshtë

Junrey zyrtarisht njeriu më i shkurtë në botë  Empty Junrey zyrtarisht njeriu më i shkurtë në botë

Mesazh nga Vizitor Fri 10 Jun 2011 - 19:55

Junrey zyrtarisht njeriu më i shkurtë në botë  F.0610193851616_m
Jurney Balawing festoi ditëlindjen e 18 dhe zyrtarisht u
regjistrua në librin e rekordeve Guinness si njeriu më i shkurtë në
botë. Këtë moment e festoi duke pirë birrë për herë të parë dhe atë nga
kriko e cila është gati më e madhe se ai.
Djaloshi nga
Filipinet është i gjatë gjithsej 55.9 centimetra dhe ia rrëmbeu titullin
Khagendra Thapa Maga i gjatë 67 centimetra. “Jam shumë i emocionuar,
ndoshta jam i shkurtë, por jam burrë i vërtetë. Për herë të parë e kam
provuar birrën. Më pëlqen, por nuk guxoj të pi shumë. Tash vetëm e dua
një grua të bukur, nuk ka rëndësi nëse është më e gjatë se unë”, tha
Balawing, njoftojnë agjencitë e huaja të lajmeve.
Familja e Balawing është shumë krenare me të. Ata thonë se për ta
është shumë e rëndësishme që emri i djalit të tyre u regjistrua në
librin e rekordeve Guinness. Edhe pse është 18 vjeçar prindërit e
Balawingut ende kujdesen për të si për një foshnje. Balawing nuk u rrit
që prej moshës 1 vjeçare. Prindërit e tij nuk kishin para për ta dërguar
tek mjeku. Sot ai mund të ecë vetëm me ndihmën e dikujt tjetër, por
megjithatë është i lumtur që është njeriu më i shkurtë në botë. /Telegrafi/
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi