Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Të mirat e të qenit llafazane

Shko poshtë

Të mirat e të qenit llafazane  Empty Të mirat e të qenit llafazane

Mesazh nga Vizitor Fri 10 Jun 2011 - 19:51

Biseda është çudibërëse: t’ia besosh tjetërkujt mendimet,
brengat dhe gjendjet shpirtërore kjo do të thotë ta zbusësh tendosjen
tënde, ta ndihmosh veten të mos ndjehesh vetëm dhe të përballosh më
lehtë vështirësitë...
Kjo është një lojë zbavitëse, por
njëherësh edhe serioze, në asnjë mënyrë humbje kohe. Llomotitja është
gati një lloj arti, i cili, nëse dimë, na vë në qendër të vëmendjes dhe
na bën të këndshëm për shoqërinë në të cilën kurrë nuk ndjejmë monotoni.
Por llomotitja është edhe mënyrë që të ndihemi më pak vetëm, të
çlirohemi nga tendosja, t’i zgjidhim problemet. Prandaj biseda është e
rëndësishme. Gjithmonë!
Po t’ia besosh tjetërkujt dyshimet, brengat dhe gjendjet e ndryshme
shpirtërore, kjo mund të na ndihmojë që të përballohemi më qetë me
problemet. Por edhe lumturia ka nevojë për fjalë. Çfarë kuptimi ka të
ndihesh si një qiell të shtatë e këtë të mos mund t’ia thuash askujt?
Pra, zgjidheni gjuhën dhe llomotitni kudo (në shtëpi, në floktore, në
park) me të gjithë (familjen, partnerët, miqtë dhe, pse jo, edhe me të
panjohurit). Por, me një kusht: zgjidhni me kujdes rrethanat dhe
bashkëbiseduesit!
Në punë, me miqtë, në shtëpi
ndryshohet kodeksi i komunikimit. Mësoni fjalët e duhura në vendet e
duhura dhe në rastet e duhura! Flitni për gjithçka. Qeshni dhe mos u
brengosni nëse ajo që thoni ndonjëherë mund t’ju duket marrëzi.
Llomotitja gjithmonë është shenjë e afrisë, miqësisë dhe butësisë.
Shpesh ajo është edhe vendimtare, sepse të jetosh nën të njëjtin kulm
vetvetiu nuk do të thotë se keni gjithçka të përbashkët dhe se
mirëkuptoheni për gjithçka. Por, mos e përzieni llomotitjen dhe
diskutimin. Llomotitja është spontane dhe e pakufizuar, kurse diskutimi
është i matur dhe i kujdesshëm. Duke biseduar lirisht mund të prekni
tema të ndryshme, madje edhe ato të cilat, sikur të mendonit
racionalisht do t’i censuronit dhe të t’i largonit si të panevojshme.
Nëse jeni të kujdesshëm mund të merrni shenja të rëndësishme me ndihmën e
të cilave do t’i zbuloni anët e fshehta të familjarëve tuaj.
Të mirat e të qenit llafazane  Foot-1biesda
Në momentet e intimitetit: Nëse jeni nga të rrallët
që menjëherë keni gjetur një gjuhë të përbashkët në seks, nëse jeni
plotësisht të lirë, nëse gjuha juaj e trupit që nga fillimi është
instinktive, kjo që pason nuk ka të bëjë me ju. Por nëse sjellja juaj
(gjë që është rast i shpeshtë) është e kushtëzuar me tipin e edukimit,
kulturën, familjen dhe personat nga rrethi juaj, mos harroni se biseda
në momentet më intime mund të ndihmojë. Është kështu sepse partneri nuk
është i detyruar që gjithnjë ta interpretojë sjelljen tuaj në mënyrë të
drejtë. Për këtë arsye, me shumë kujdes, por së pari sinqerisht
sqarojani se çfarë ju pëlqen. Komunikimi është hapi i parë drejt jetës
harmonike seksuale. Mos harroni se “marrëzitë”, të thëna në momentin e
duhur, kanë një forcë të çuditshme: ndonjëherë mjafton një fjalë e butë
(e këndshme), një fjalë e guximshme dhe për të qeshur dhe marrëdhëniet
seksuale të shndërrohen në një lojë të mrekullueshme erotike.
Në jetën e përditshme: Llomotitja nga zemra është
trajtë e mirësjelljes, tolerancës, dashurisë. Një shenjë e pagabueshme e
pajtimit dhe harmonisë. Mënyrë që të argëtoheni bashkërisht dhe t’i
thoni njëri-tjetrit gjëra të bukura dhe spontane. Kur llomotitni, ju
sikur e përkëdhelni me fjalë personin që doni. Nëse i konsideroni fjalët
humbje e panevojshme kohe dhe llomotitja nuk ju intereson kjo do të
thotë se dashuria juaj ka humbur pakëz shkëlqimin. Lirohuni, bisedoni më
shumë, meditoni më pak. Është momenti ta njihni pjesën më të pjekur të
vetvetes (gjë që, kuptohet, nuk do të thotë se duhet të tregoheni i
mençur). Llomotitja në punë duhet të jetë e pjekur, e përmbajtur dhe
jovetjake. Mos i shprehni gjykimet përfundimtare. Edhe nëse ju pyesin
për mendimin tuaj, jini të kujdesshëm, në mënyrë që të mos ekspozoheni
shumë dhe të mos bini rastësisht në konflikt me bashkëbiseduesin. Jini i
afërt me kolegët dhe mos harroni se llomotitja (kuptohet, në momentet e
dukura dhe në vendet e duhura) ndihmon në zbutjen e situatave të
stresit, që padyshim ekzistojnë gjatë punës. Fjala e urtë orientale
“Vetëdija me siguri që është ëmë e mirë se e vërteta” me të vërtetë
është e dobishme. Me fjalë të tjera, vlerësoni pasojat e asaj që
dëshironi të thoni, nëse nuk dëshironi të krijoni armiq. Bisedoni me orë
të tëra në telefon, kurse kur të takoheni gjithnjë keni për të thënë
diçka të re. Kurrë nuk mërziteni së qëndruari bashkë. Për asgjë në botë
nuk do të hiqnit dorë prej shoqërisë së tij. Keni të drejtë, sepse
miqësia është një thesar që duhet kultivuar. Nëse është kjo një miqësi e
afërt (të cilën mund ta gjeni edhe në shtëpi, te nëna ose motra)
lirisht shprehni ndjenjat, frikën dhe dyshimet tuaja të vërteta. Biseda e
hapur vetëm mund t’ju ndihmojë. Kjo do ta forcojë edhe më shumë
raportin tuaj. Mos harroni se duhet të dini edhe të dëgjoni, sepse kjo
është një veti të cilën mikja e vërtetë duhet ta ketë. Me të tjerët
gjithnjë duhet të jemi nga pak të përmbajtur. Bisedoni lirisht me
kolegët në punë, me miqtë e shkollës, me të njohurit...por kini kujdes
se mund t’i ofendoni rastësisht me të vërtetën të cilën nuk duan ta
dëgjojnë. Dhe, para se të filloni të flisni për gjëra personale,
mendoni, sepse ndoshta më mirë është të mos i thuhen në besim të gjitha,
intimisht.
Ikni prej atyre që s‘dinë të dëgjojnë
Biseda mund të shndërrohet në monolog, nëse keni zgjedhur bashkëbisedues
të gabuar. Nëse nuk doni të flisni në erë (për fat të keq, kjo ndodh
shpesh ndërmjet partnerëve ose ndërmjet prindërve e fëmijëve) nëse nuk
doni të keni punë me një person polemizues, jo tolerant ose me atë që
derdh këshilla të pafundme, nëse nuk doni që ndokush ta keqpërdorë
mirëbesimin tuaj… shkurt, nëse nuk doni të shpenzoni fjalë me persona të
cilët nuk e meritojnë vëmendjen tuaj, mësoni t’i njihni
bashkëbiseduesit e gabueshëm.
Të mirat e të qenit llafazane  Foot-2biseda
4 llojet e të gabueshmëve
1. Moralisti
Vuan nga rregullsia. Flet për të gjitha (për politikë, për film, për
ngritje të çmimeve, për modën më të re) me të vetmin qëllim që t’i
akuzojë të gjithë. Ky është një llafazan klasik. Por, kini kujdes, sepse
në kuadrin e madh të thënieve të tij të përcaktuara shumë lehtë mund të
hyjnë edhe paragjykimet dhe jotoleranca. Kjo llomotitja e lirë e tij në
fund mund të bëhet e mërzitshme dhe vështirë e durueshme.
2. Ankimtari
Sipas tij, asgjë nuk i shkon ashtu si duhet: në punë nuk është i çmuar
sa duhet, në familje nuk e nderojnë, miqtë e nënçmojnë…nëse është mjaft i
mençur që shfryrjet e tij t’i mbajë Brenda kufijve të durueshëm,
llomotitja e shëndoshë madje edhe mund t’i ndihmojë që të lirohet nga
tendosja. Por, shpesh ankimet e tij janë në shërbim të vetvetes. Kurse
ju, në fund, do ta ndjeni trysninë e të gjitha problemeve të tij.
3. Viktima
Qengj përherë i viktimizuar, ai ndihet si i munduar, kurse në të vër
tetë është agresor. Kinse person i pafajshëm, i cili e fajëson botën për
shkak të pakënaqësive të veta, duke filluar nga humbja e punës deri te
problemet me partnerin. Person që do t’ju kërkojë t’ia zgjidhni
problemet, por që atëherë nuk do të bëjë asgjë që kjo të ndodhë. Kështu
ju e shpenzoni energjinë tuaj, p.sh., që t’i gjeni punë, kurse ai nuk
paraqitet fare, duke parashtruar arsye të ndryshme. Ndodh kështu sepse
ky është qëllimi i vërtetë i lojës së tij psikologjike: të tregojë se
askush nuk mund t’i zgjidhë problemet e tij dhe se të tjerët nuk vlejnë
gjë.
4. Llogaritësi
Në dukje të parë i dobët dhe i përulur, ai në të vër tetë dëshiron që
vetëm ta shfrytëzojë mirëbesimin tuaj. Do ta njihni, sepse, ndonëse
është fjalëmbël, menjëherë do të kalojë në çështjen përkatëse: me orë do
të flasë për pakënaqësitë e veta, kurse pas kësaj nuk do të dijë të
dëgjojë. Të tjerët nuk i interesojnë, përveç si mjet për të arritur
qëllimin e tij.
/Telegrafi/
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi