Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Minjtë gjigantë terrorizojnë afrikano-jugorët

Shko poshtë

Minjtë gjigantë terrorizojnë afrikano-jugorët Empty Minjtë gjigantë terrorizojnë afrikano-jugorët

Mesazh nga Vizitor Mon 6 Jun 2011 - 2:42

Minjtë gjigantë terrorizojnë afrikano-jugorët 01_afrik05
Minjtë gjigantë terrorizojnë afrikano-jugorët
06-06-2011 12:33 CET

Minjtë vrasës, deri në një metër, me dhëmbë të përparmë mbi 25 milimetra të gjatë, gjatë natës po sakatosin dhe po i mbysin njerëzit në zonat e varfra të Afrikës së Jugut

Kjo fotografi tronditëse paraqet një mi gjigant të llojit që thuhet se qëndron prapa një varg sulmesh ndaj fëmijëve. Brejtësit monstruozë, po aq të mëdhenj sa macet, besohet të kenë mbytur dy vajza në qytezat e varfra dhe johigjienike të Afrikës së Jugut.

Minjtë gjigantë rriten deri në një metër, përfshirë edhe bishtat e tyre, dhe kanë dhëmbë të përparmë mbi 25 milimetra të gjatë.

Trevjeçarja Lunathi Dwadwa ishte mbytur teksa po flinte në kasollen e prindërve në një lagje të varfër në periferi të Kejp Taunit ditë më parë.

Edhe një bebe, e gjinisë femërore, ka vdekur nga një sulm i ngjashëm i këtyre minjve, të njëjtën ditë, por kësaj here në qytezën Soveto, pranë kryeqytetit të vendit, Johanesburg.

Lunathi e vogël po flinte në një shtrat të improvizuar në dyshemenë e kasolles së familjes natën e së dielës së kaluar, kur edhe vdiq. E ëma e saj është shastisur kur e ka parë trupin e saj të pajetë dhe ka thënë se sytë e të bijës së saj ishin gërryer nga minjtë e stërmëdhenj.

“Nuk mund të harroj se sa keq dukej fëmija im pasi sytë e saj ishin nxjerrë nga vendi”, ka thënë Bukiswa Dwadwa, 27-vjeçare. “Ajo ishte dëmtuar keq nga vetullat e deri te faqet”, ka rrëfyer nëna afrikanojugore. Babai i viktimës, Mncedisi Mokoena ka treguar se policia lokale i ka thënë atij se “asgjë tjetër s’mund ta ketë bërë këtë përpos minjve të mëdhenj”.

Të premten policia afrikanojugore zbuloi se një vajzë tjetër ka vdekur në qytezën Soveto kur ajo ishte sulmuar nga minjtë, përderisa nëna e saj adoleshente kishte dalë me shoqëri.

“Na kanë thirrur në skenën e vdekjes së një foshnje nga një sulm miu në mëngjesin e së hënës, diku rreth orës 9:0”, ka bërë të ditur Bongani Mhlongo, oficer i policisë së Afrikës së Jugut. “Nëna e fëmijës është marrë nën arrest për neglizhencë”, ka njoftuar Mhlongo.

Vdekjet e njerëzve duken të jenë pjesë e një varg sulmesh të tmerrshme vdekjepruese nga minjtë e stërmëdhenj në Afrikën e Jugut.

Muajin e kaluar, në maj, gjyshja 77-vjeçare Nomathemba Joyi vdiq pasi minjtë gjigantë ia hëngrën pjesën e djathtë të fytyrës.

Brejtësit vrasës besohet të jenë pjesëtarë të familjes së minjve gambianë apo “Cricetomys gambianus”, që njihen si më të mëdhenjtë në botë. Këta minj janë grabitqarë të natës – hanë edhe bimë, edhe kafshë – dhe mund të pjellin deri në 50 pasardhës në vit. (The Sun)




Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi