Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Qeni që i kaloi 1200 milje

Shko poshtë

Qeni që i kaloi 1200 milje Empty Qeni që i kaloi 1200 milje

Mesazh nga Vizitor Mon 6 Jun 2011 - 2:37

Qeni që i kaloi 1200 milje
06-06-2011 12:32 CET

Teksa qeni Buster u largua nga shtëpia e tij në Kolorado pronari i tij harxhoi disa orë duke e kërkuar dhe duke hamendësuar për fatin e tij.

Por, pavarësisht se mendoi shumë mundësi dhe opsione që prej grabitjes deri te rënia pre e ndonjë kafshe tjetër, pronarja e tij Samantha Squires nuk e imagjinonte asnjëherë atë çka i ndodhi vërtet qenit të saj.

Gjashtë muaj pasi Buster u zhduk nga shtëpia e tij në Boulder, ai u gjet 1200 milje larg, në Salinas të Kalifornisë. “Nuk e di se si ka arritur deri atje. Nuk e kam dëgjuar asnjëherë më parë këtë”, tha Squires.

Kur e kishte shuar krejtësisht shpresën se mund ta shikonte qenin e saj gruaja mori një letër në postë nga një kujdestar kafshësh, e cila ia konfirmoi se u gjet qeni i saj. Pasi mori letrën Squires mbërriti në qendër dhe mori qenin e saj.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi