Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Interneti prapë nuk ‘prish’ fëmijët

Shko poshtë

Interneti prapë nuk ‘prish’ fëmijët Empty Interneti prapë nuk ‘prish’ fëmijët

Mesazh nga Vizitor Mon 6 Jun 2011 - 2:33

Interneti prapë nuk ‘prish’ fëmijët

Jashtë rrezon dielli, është kohë e shkëlqyeshme për të luajtur apo për sport. Prapë, fëmija qëndron në dhomë të errësuar para ekranit të kompjuterit – duhet të përgjigjet në e-maile, t’u paraqitet shokëve në Facebook. A duhet të brengosen prindërit për këtë?

Pedagogë të shumtë mendojnë se interneti fëmijët i bën persona jokompetentë socialë, të cilët janë në gjendje të lidhen me dikë vetëm në kuadër të ‘sajbërspejsit- jo real. A do të thotë kjo se gjenerata e ‘Facebook-ut’ ka probleme me arritjen e kontakteve me njerëz nga ‘mishi dhe gjaku?’.

Përgjigjen në këtë pyetje e ka kërkuar Ludger Vebman nga instituti ‘Ifo’ pranë universitetit në Munih. Edhe ai vetë e ka pranuar se në fillim të hulumtimit ka pasur paragjykime rreth internetit. “Kam pritur se kur do ta studiojmë inter-aksionin social të fëmijëve, sjelljen në grup, se gjërat do të duken më tmerrshëm sesa që supozojmë. Prapë, sikurse në çdo segment të jetës, mund të vendosni shumë hipoteza, por në fund duhet të shikoni se çfarë thonë faktet”, ka thënë Vebman.

Ai me këtë rast ka studiuar 18 mijë fëmijë gjatë disa viteve, ku në veçanti janë studiuar aktivitetet sociale të atyre fëmijëve që kanë në shtëpi internet. Dhe përfundimi zyrtar i studiuesve është – interneti është i mirë për kontaktet sociale të fëmijëve, pasi ata në këtë mënyrë zhvillojnë aftësitë e tyre të komunikimit, por edhe shoqërimit jashtë shtëpisë.

Pra, prindërit nuk duhet të brengosen, por duhet pasur kujdes se çfarë bëjnë fëmijët e tyre në internet dhe me kë shoqërohen.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi