Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Floku i gjatë do kujdes

Shko poshtë

Floku i gjatë do kujdes  Empty Floku i gjatë do kujdes

Mesazh nga Vizitor Sun 5 Jun 2011 - 5:45

Floku i gjatë do kujdes  F.0603231811202_m
Për të patur flokë të gjatë sa më të shëndoshë e të shkëlqyeshëm, nuk mjaftojnë vetëm produktet që përdorni...Duhet që të mbani parasysh disa rregulla të rëndësishme, të cilat do t’ju ndihmojnë për të patur rezultatet e dëshiruara.
* Larja e flokut duhet kryer sipas llojit të tij. Flokët e yndyrshëm
duhen larë 2-3 herë në javë, flokët normalë 1-2 herë në javë, ndërsa
flokët e thatë njëherë në javë.
* Flokët duhen krehur jo vetëm në mëngjes, por edhe në darkë, në mënyrë që të largohen qimet e rëna normalisht.
* Preferohet të mos përdorni furçë për krehjen e flokut të gjatë, por
krehër me dhëmbë të rralla. Në këtë mënyrë evitohet thyerja e flokut.
* Aplikoni një maskë nutriente një herë një javë.
* Prisni fundet e djegura të flokut një herë në muaj.
* Evitoni ekspozimin e flokut të gjatë kur fryn erë të fortë. Në këto raste është mirë ti mbani flokët të mbledhura .
* Përdorni llastikë të butë për të mbledhur flokët e gjatë. Megjithatë
ju këshillojmë që flokun e gjatë të mos e mbani shpeshherë të mbledhur.
* Mos filloni përdorimin e bojës së flokut në moshën e adoleshencës.
* Mos përdorni gjithmonë të njëjtën markë shamponi, sepse floku dobësohet dhe yndyroset më lehtë. /Telegrafi/
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi