Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pastroni shtëpinë me uthull dhe sodë bikarboni

 :: Show Biz :: Lifestyle

Shko poshtë

Pastroni shtëpinë me uthull dhe sodë bikarboni  Empty Pastroni shtëpinë me uthull dhe sodë bikarboni

Mesazh nga Vizitor Sun 5 Jun 2011 - 5:41

Pastroni shtëpinë me uthull dhe sodë bikarboni  F.0605001905474_m
Që ta mbani shtëpinë tuaj të pastër, ju shpesh përdorni
detergjente të shtrenjta që njëkohësisht mund të jenë edhe shumë të
rrezikshme. Për zëvendësim rekomandohen disa mënyra të thjeshta dhe të
efektshme të pastrimit me anë të uthullës dhe sodës së bikarbonit.
Njollat në rubinet
Keni njohuri mbi njollat e dukshme që vështirë largohen nga rubineti.
Uthulla është preparati i përsosur për largimin e papastërtive të tilla.
Jo vetëm që rubineti do të jetë i pastër, por njëherit do të fitojë
edhe një dukje të shndritshme. Krejt çfarë duhet të bëni është ta zhytni
peshqirin në uthull të bardhë alkoolike dhe ta vendosni rreth
rubinetit. Lëreni të qëndrojë 25 minuta para se ta fshini me një leckë
të thatë.
Lojërat e fëmijëve
Mbusheni ¼ e gotës me ujë dhe përzieni me katër lugë çaji bikarbon.
Pastroni lojërat e fëmijëve me këtë përzierje, përmes së cilës do të
eliminoni bakteret e shumta të grumbulluara dhe papastërtitë.
Hapësirat ndërmjet pllakave
Përzieni ujin me sodën e bikarbonat ashtu që të fitoni përzierje më të
dendur. Me anë të brushës së dhëmbëve vendoseni këtë përzierje në fuga
dhe lëreni të veprojë tre minuta dhe pastaj lajeni.
Freskojeni frigoriferin
Në frigorifer shpesh paraqiten aroma të pakëndshme për shkak të
ushqimit. Nëse dëshironi t’i largoni ato, në një sfungjer të lagësht
qitni ca sodë bikarboni dhe përshkojeni përgjatë sipërfaqes së brendshme
të frigoriferit. Pas disa minutash, më një sfungjer të pastër të
lagësht pastrojeni sipërfaqen. Soda e kuzhinës përveç se vepron si
dezinfektues, po ashtu ka efekt edhe te neutralizimi i aromave.
Tubacioni
Në tubacion qitni gjysmë filxhani sodë bikarboni dhe qitni gjysmë
filxhani uthull alkoolike, dhe pastaj mbylleni. Leni që soda dhe uthulla
të veprojnë nga 15 deri në 20 minuta dhe pastaj lëshoni ujin e nxehtë.
/Telegrafi/
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 :: Show Biz :: Lifestyle

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi