Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Xhazi shqiptar në Greqi

Shko poshtë

Xhazi shqiptar në Greqi  Empty Xhazi shqiptar në Greqi

Mesazh nga Vizitor Thu 2 Jun 2011 - 21:36

Xhazi shqiptar në Greqi  Cat-thumb_Fanfara-Tirana
Grupi xhaz shqiptar "Fanfara Tirana" u përfaqësua suksesshëm në
Festivalin e 11-të Europian të Muzikës Xhaz në kryeqytetin grek.

Ata interpretuan mes 12 grupeve përfaqësuese të vendeve të Bashkimit
Europian dhe zgjuan interesin si të muzikantëve, ashtu edhe të masës së
njerëzve.

Interpretimi i grupit shqiptar ka ndezur atmosferën, ndërsa publiku
që kishte mbushur Tehnopolin, qendrën kulturore të Bashkisë së Athinës,
ka duartrokitur gjatë.

Mijëra shikues ë rinj, por edhe të rritur, shqiptarë e grekë, kanë
kërcyer nën tingujt e muzikës shqiptare që “Fanfara Tirana” e
interpretoi me virtuozitet.

“Fanfara Tirana” me interpretimin e vet, me muzikën e bukur dhe paraqitjen dinamike e pushtuan skenën greke.

“Fanfara Tirana” karakterizohet si një grup etnik xhazi me 150
koncerte të suksesshme në të gjithë botën. Interpretuesit, të drejtuar
nga Xhemali Murraj, janë të gjithë profesionistë të muzikës.

Festivali Europian i muzikës xhaz ishte një festë kulturore që u ndoq nga mbi 20 mijë spektatorë. B. Mançe
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi