Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Në Sllovaki gjendet kufoma e kosovares së zhdukur?

 :: Zone e Lire :: Lajme

Shko poshtë

Në Sllovaki gjendet kufoma e kosovares së zhdukur?  Empty Në Sllovaki gjendet kufoma e kosovares së zhdukur?

Mesazh nga Vizitor Wed 1 Jun 2011 - 3:27

Në Sllovaki gjendet kufoma e kosovares së zhdukur?  F.0601162425398_m
Mbetjet mortore të një gruaje kosovare, e cila ishte shpallur e
zhdukur para shtatë muajsh, janë gjetur dhe identifikuar në Sllovaki.
Një
krahasim i ADN-së së kufomës së djegur ka sjellë në përfundimin se
bëhet fjalë për 28-vjeçare nga Kosova Flora S., nënë e dy fëmijëve të
vegjël, me qëndrim në Vjenë.
Siç njoftuan mediat austriake Österreich dhe Heute, edhe para se të
bëheshin analizat e ADN-së, me gjetjen e kufomës së djegur në Bratislavë
të Sllovakisë, ishin ngritur dyshimet se bëhej fjalë për viktimën nga
Kosova, transmetoi Albinfo.
Ndërkohë, krahasimi është bërë me ADN-së e nënës së viktimës, dhe
sipas policisë, ADN-ja e saj dëshmon një shkallë të lartë ngjashmërie me
atë të gruas së vrarë.
Zhdukja më 16 tetor të vitit të kaluar e Flora S., e cila punonte kameriere në Vjenë, kishte qenë që në fillim mjaft misterioze.
Sipas Österreich, ajo kishte pasur nevojë për të holla. Për këtë
arsye Flora S. kishte aranzhuar një martesë fiktive me dikë në Kosovë.
Policia austriake e vë vrasjen në lidhje me këtë martesë fiktive
sepse, sipas saj, “dhëndri” që kishte paguar për kurorën nuk mundte të
udhëtonte në Austri, prandaj i kërkonte paratë e veta nga tashmë
viktima. /Telegrafi/
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 :: Zone e Lire :: Lajme

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi