Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Zbulohet një anije e shekullit të 3-të në Sarandë

Shko poshtë

Zbulohet një anije e shekullit të 3-të në Sarandë Empty Zbulohet një anije e shekullit të 3-të në Sarandë

Mesazh nga Geri Fri 15 May 2009 - 9:46

Ekspedita shqiptaro-amerikane e arkeologjisë
nënujore ka filluar sezonin e ri të kërkimeve në ujërat shqiptare me
një zbulim spektakolar. Një anije e
shek të III ose IV pas Krishtit, është gjetur nga ekipi i kësaj
ekspedite në ujërat e Jonit, në veri të Sarandës, mes këtij qyteti dhe
Porto Palermos.
Reliti arkeologjik është i ruajtur mjaft mirë dhe është i përbërë nga
amfora të mëdha që mendohen se vijnë nga Afrika Veriore. Ky relit
arkeologjik
mendohet nga arkeologët se është ndoshta nga më të bukurit dhe nga më
të ruajturit, të gjetur ndonjëherë në ujërat e Mesdheut. Mbas gërmimeve
që do të
bëhen në të ardhmen në këtë relit, mendohet se të dhënat e fituara do
të sjellin të reja mbi kuptimin e kontakteve të banorëve të Ilirisë së
Jugut me
kulturat e Mesdheut. Pritet që gërmimet e mëtejshme të hedhin akoma e
më shumë dritë mbi pasuritë që fsheh nën vete deti, por siç u tha dhe
më lart,
edhe mbi kontaktet që ilirët kanë pasur me të tjerët por edhe mbi
materialet që mund të kishte anija. Ky zbulim është bërë i mundur si
rezultat i
përdorimit të teknologjive bashkëkohore e moderne për zbulimet
nënujore, teknologji që e kanë ndihmuar shumë vetë zbulimin, por edhe
rezultatet e
marra nga studimet dhe kërkimet që po kryhen në botën nënujore të detit
Jon. Nga fotografitë e marra në vendin ku është zbuluar anija, shihet
qartë
gjendja në të cilën janë amforat e përmasave kryesisht të mëdha. Vendi
i saktë ku është gjetur kjo anije nuk është bërë i ditur, mbase sepse
kjo do të
dëmtonte zbulimin e bërë për studime të mëtejshme.


Zbulimi
Ky zbulim është i shtati në listën e zbulimeve të rëndësishme të kryera
nga kjo ekspeditë e përbashkët, e cila ka filluar 3 vite më parë si
bashkëpunim i Fondacionit Amerikan RPM Nautical Foundation dhe Degës së
Arkeologjisë Navale të Institutit të Arkeologjisë Shqiptare me
bashkëdrejtor
Dr.Jeff Royal nga pala amerikane dhe Dr. Adrian Anastasi nga pala
shqiptare. Pika e kontaktit mes arkeologëve shqiptarë dhe fondacionit
amerikan ka
qenë Auron Tare, i cili vazhdon të kontribuojë për vlerat që mbart
arkeologjia nënujore shqiptare, por edhe ajo tokësore. Ka qenë
pikërisht Tare, ai
që ka bërë të mundur bashkëpunimin, duke organizuar takimin mes palës
shqiptare dhe asaj amerikane. Kjo ekspeditë po kryen gjithashtu matje

hollësishme të fundit të detit, duke kryer për herë të parë hartat e
pasurive nënujore të deteve shqiptare e duke dhënë mundësinë e
identifikimit të
kësaj pasurie arkeologjike. Teknologjia e larte multibeam dhe përdorimi
i robotëve në thellësi të mëdha që kjo ekspeditë po përdor, si dhe
rezultatet
e shkëlqyera të saj, e radhitin atë në një prej tri ekspeditave më të
rëndësishme në Mesdhe, sipas ekspertëve të huaj të arkeologjisë navale.
Media
amerikane dhe ajo botërore i kanë kushtuar kësaj ekspedite një vëmendje
të madhe, pasi zbulimet që kjo ekspeditë ka në Shqipëri, po hapin një
kapitull
të ri në fushën e zbulimeve të arkeologjisë nënujore. Ekspedita
shqiptaro-amerikane do të bashkëpunojë për herë të parë edhe me
arkeologë malazezë,
duke kryer kërkime në ujërat e Malit të Zi. Në këtë mënyrë, për herë të
parë do ketë një bashkëpunim të specialistëve të arkeologjisë navale
për të
kërkuar thellësitë e bregdetit iliro-dalmat.



Anija 2500-vjeçare
Jo shumë kohë më parë i njëjti ekip, në ujërat shqiptare mundi të
zbulojë një tjetër anije, e cila datonte pikërisht 2500 vjet më parë.
Anija ishte
nisur nga Korinthi për të shkuar në një nga kolonitë e këtij
qytet-shteti në Shqipëri. Ngarkesa e saj përfaqësonte në pjesën më të
madhe tjegulla
korintike të kësaj periudhe. Me përmasa 73 me 52 centimetra, janë
tjegulla që në atë periudhë kishin një përdorim të gjerë për sa i
përket ndërtimit
të tempujve dhe sipas Adrian Anastasit, ato janë gjetur nga një gërmim
në Akropolin e Durrësit. Këto tjegulla përdoreshin në lashtësi edhe në
shtrimin
e rrugëve cilësore.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi