Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Braziliania 114 vjeçe personi më i vjetër në botë

Shko poshtë

Braziliania 114 vjeçe personi më i vjetër në botë  Empty Braziliania 114 vjeçe personi më i vjetër në botë

Mesazh nga Vizitor Thu 19 May 2011 - 2:30

Braziliania 114 vjeçe personi më i vjetër në botë  F.0518181542136_m
Braziliania Maria Gomes Valentim është personi më i vjetër në
botë, njoftuan zyrtarët e librit të rekordeve Guinness. Valentim me 114
vjet e 313 ditë ka tejkaluar rekordin e deritashëm të Bessie Cooper nga
Georgia e SHBA-ve.
Për jetëgjatësinë e saj, Maria thotë se më
meritor është ushqimi – një copë bukë për drekë e përcjellë me perime,
ndërsa kohë pas kohe është kënaqur edhe me nga një gotë verë. Ushqimi më
i preferuar për të është ‘feijoadi’, një ushqim tradicional brazilian
me fasule me mish përplot mëlmesa djegëse.
Edhe pse sot ajo lëviz vetëm me anë të një karrigeje invalidësh,
plaka gëzon shëndet solid, ndërsa anëtarët e familjes shpresojnë se
titulli i personit më të vjetër në botë do ta përmirësojë situatën e saj
financiare.
Familja për Valentim, e cila njihet edhe si gjyshja Quita, thotë se
ajo është kokëfortë dhe se kurrë nuk i është përzier të tjerëve në jetë.
Zyrtarët e Guinnessit thonë se Valetnim është lindur më 9 korrik 1896
në qytetin Carangolu të Brazilit, ku jeton edhe sot. Bashkëshorti i saj
vdiq më 1946. Çifti lindi vetëm një djalë, tash kanë katër nipër,
shtatë stërnipër dhe pesë stër-stërnipër.
Se jetëgjatësia është gjenetike dëshmon edhe fakti se babai i gjyshes
më të vjetër në botë kishte jetuar mbi 100 vite. /Telegrafi/
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi