Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Të jesh vetvetja, mision i mundur apo i pamundur?

Shko poshtë

Të jesh vetvetja, mision i mundur apo i pamundur? Empty Të jesh vetvetja, mision i mundur apo i pamundur?

Mesazh nga Vizitor Mon 16 May 2011 - 3:48

Të jesh vetvetja, mision i mundur apo i pamundur? Main_vetvetja5
Disa adoleshentë mundohen aq shumë të inkorporohen në shoqëri të re
sa që janë të gatshëm të ndryshohen me themel vetëm që të pranohen në
ekipin e popullarizuar. Kjo situatë na është mirë e njohur nga shumë
filma për adoleshentë. Nuk është e çuditshme që dëshiron të kesh shokë,
përkundrazi, por a është çmimi që duhet ta paguani për këtë gjë
ndonjëherë shumë i lartë.

Presioni i shoqërisë shumicën i “gjunjëzon”

Disa shumë lehtë futen në shoqëri të re, por në qoftë se nuk kanë
shumë gjëra të përbashkëta me pjesën tjetër të grupit, ata duhet të
përshtaten dhe ndonjëherë janë të nevojshme edhe ndryshime drastike, që
nga imazhi, muzika që e dëgjojnë, deri te vendi ku dalin, sjellja dhe
gjëra tjera që kanë qenë karakteristike për atë person. Presioni i
shoqërisë di të jetë aq i fuqishëm sa shumica “gjunjëzohen”.

Për këtë nuk është e pazakontë që disa të ndryshojnë tërësisht që të
përshtaten dhe të pranohen nga grupi i caktuar. Duhet ta kini parasysh
që kjo fazë është kaluese dhe është tipike për moshën e adoleshencës dhe
dihet që ndonjëherë është vështirë të jesh vetvetja, por duhet edhe ta
dini se nuk duhet të ndryshoni vetëm për shkak të mendimit të shoqërisë.


Nëse mundohesh të jesh person i mirë, edhe përkundër kundërshtimeve
dhe pengesave sigurisht që me kohë do të gjesh ata të cilët do të dinë
ta dallojnë anën tuaj të mirë dhe të cilët do të të pranojnë ashtu si
je. Por, nëse dikush dëshiron të duket dhe të dëgjojë diçka që për të
tjerët është “pa lidhje”, kjo është zgjedhje plotësisht legjitime. Nuk
ka asgjë të keqe që dikush dëshiron të jetë ndryshe.

Shijet janë të ndryshme

Përndryshe, shijet janë të ndryshme dhe po që se të gjithë do ta
donim gjënë e njëjtë, a nuk do të ishte e mërzitshme? Shija muzikore e
dikujt, apo shija për ndonjë gjë tjetër, flet shumë pak për të, apo për
të si personalitet. Por, në shoqërinë tonë ekzistojnë disa stereotipe
dhe gjeneralizime të pakuptimta, se njeriun e vlerësojnë sipas pamjes.

Njerëzit kurrë nuk duhet vlerësuar në bazë të asaj që veshin apo
muzikën që e dëgjojnë. Përveç kësaj, shumë rokerë të famshëm, pjesëtarë
të drejtimeve të caktuara muzikore, të cilët janë më së shpeshti të
ekspozuar në gjykimet e shoqërisë dhe paragjykimeve të ndryshme, kanë
edhe diploma të fakultetit sikur flokëgjati, kitaristi Brian May nga
grupi “Queen”, Tom Morell nga “Rage Against The Machine” apo këngëtari i
“pop-punk” grupit “Offspring Dextera Hollanda”.

Pasuria është në shumëllojshmëri, por njerëzit shpesh janë të prirë
në përfundime sipërfaqësore. Këto mendime nuk mund t’i ndalojmë, por
duhet t’i kujtojmë disa raste ekstreme të cilët për shkak të gjërave të
këtilla, disa adoleshentëve u ka kushtuar me jetë.














Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi