Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mami, të lutem më lër rehat!

Shko poshtë

Mami, të lutem më lër rehat! Empty Mami, të lutem më lër rehat!

Mesazh nga Vizitor Mon 16 May 2011 - 3:35

Mami, të lutem më lër rehat! Main_adoleshentet3
Gjatë periudhës së adoleshencës mbizotëron një nervozizëm dhe liri që
shpeshherë konsiderohen si të pajustifikueshme nga prindërit dhe të
afërmit. Periudha e adoleshencës përbën pjesën më të rëndësishme në
jetën e një individi, ajo gërshetohet nga ndjenja dhe sjellje të
ndryshme.

Të rinjtë ballafaqohen me probleme të ndryshme, të cilat më pas
pësojnë me qortime të prindërve. Sipas Alba Kaçanikut, pjesa dërrmuese e
adoleshentëve qortohen nga prindërit.

Ajo më shumë qortohet nga nëna se sa babai, sepse nëna, sipas saj,
është më rigoroze në çdo hap që merr Alba: “Adoleshencën e jetojmë veç
një herë dhe disa sjellje negative na bëhen mësim për jetën e mëvonshme.
Unë mendoj se në përgjithësi qëndrimi i prindërve ndaj të rinjve është
pak i ekzagjeruar. Në disa raste mundohen t’i mbrojnë në mënyrë të
gabuar, duke mos i lejuar të kenë lirinë e duhur, të mos argëtohen si të
gjithë bashkëmoshatarët e tyre në mbarë botën. Unë mund të them se më
shumë qortohem nga nëna, e kryesisht për daljet e mia, sepse ndonjëherë
preferoj të dal në mbrëmje dhe ajo më rekomandon që mos të vonohem deri
në orët e vona të mbrëmjes”, thotë ajo.

Për një pjesë të prindërve adoleshenca është një periudhë e
zakonshme, ndërsa për disa të tjerë jo. Disa për ndryshimet në sjelljen e
fëmijëve të tyre, shpesh fajësojnë shokët apo shoqet me të cilët
shoqërohen.

Leonard Konesha pohon të ketë pasur qortime nga prindërit duke i thënë që mos të qëndrojë me disa shokë.

“Jo vetëm mua, por thuajse të gjithë të rinjve u ndodh që prindërit
t’ua ndalojnë shoqërimin me shokë apo shoqe. Edhe mua më parë më kanë
thënë ‘mos u shoqëro me x shokun, se do të influencojë negativisht në
jetën tënde?’. Nga ana tjetër edhe të rinjtë duhet të kenë një
vetëkontroll brenda normave te caktuara, duke mos i lejuar vetvetes të
bjerë ‘viktimë’ e realitetit të shëmtuar që jetojmë”, thotë ai.

Pra Leonardi në disa raste nuk e përjashton faktin se edhe prindërit
kanë të drejtë, por jo duke e kaluar kufirin. E reja Albana Humolli
mendon se ekzistojnë rrjete të ndryshme individësh me qëllime
shfrytëzuese ndaj këtyre grupmoshave, të cilët presin nga çasti në çast
që t’i dehidrojnë. Sipas saj rrugët e errëta në të cilat mund t’i
drejtojnë janë nga më të ndryshmet, si për shembull lëndët narkotike,
trafikimi etj.

“Është e vërtetë që thonë se njeriu më shumë mund të gaboj në moshën e
adoleshencës, pikërisht kjo është faza në të cilën mund të provosh
shumë gjëra, madje edhe gjërat negative. Andaj edhe unë sikurse shumë
moshatare të mia shpeshherë qortohem nga prindërit. E qortimet janë nga
më të ndryshmet, p.sh. ‘mos konsumo duhan, mos përdor grim, mos dil në
mbrëmje, mos qëndro me x shoqen’ e shumë gjëra të tjera. Mirëpo edhe pse
në disa raste jam nervozuar, përsëri nuk hidhërohem nga ta, sepse
prindërit janë dritare e fëmijës dhe patjetër se duhet qortuar”,
shprehet ajo.

Periudha e adoleshencës me gjithë vështirësitë që ka është dhe mbetet
një nga periudhat më të bukura dhe më krijuese në jetën e një njeriu.
Megjithkëtë e rëndësishme është që t’i mbështesim fëmijët tanë, të
përshtaten sa më lehtë me ndryshimet që sjell kjo moshë.

K. Bajrami

“Edhe unë, sikurse shumë moshatare të mia, shpeshherë qortohem nga
prindërit. E qortimet janë nga më të ndryshmet, p.sh. ‘mos konsumo
duhan, mos përdor grim, mos dil në mbrëmje, mos qëndro me x shoqe’ e
shumë gjëra të tjera. Mirëpo edhe pse në disa raste jam nervozuar,
përsëri nuk hidhërohem nga ta, sepse prindërit janë dritare e fëmijës
dhe patjetër se duhet qortuar”, ka thënë Albana Humolli.
















Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi