Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Perfundon TOP FEST 6

2 posters

Shko poshtë

Perfundon TOP FEST 6 Empty Perfundon TOP FEST 6

Mesazh nga engjell a djall Wed 13 May 2009 - 4:28

Një spektakël madhështor, një atmosferë
ekzaltuese, një festë e vërtetë e muzikës
moderne shqiptare ka kurorëzuar edicionin e gjashtë të
“Top Fest”. Linda, me këngën
“Ëndërroj”, ka rrëmbyer trofeun e
çmimit të parë, ndërsa 16 artistë të
tjerë janë vlerësuar për çmimet
përkatëse. Nata finale ka përmbyllur maratonën
disajavore të prezantimit dhe transmetimit të
këngëve në “Top Channel”. Dyqind e
gjashtëdhjetë e nëntë artistë nga mbarë
trevat shqiptare konkurruan në edicionin e sivjetshëm të
festivalit të vetëm të muzikës moderne shqiptare.
Pas një përzgjedhjeje, 63 artistë shkuan në
natën finale. Këngëtarë të rinj, grupe të
reja që kanë zgjedhur “Top Fest” për
promovimin e tyre, por edhe këngëtarë tashmë
të njohur nga publiku, si Gili, Eliza Hoxha, Ingrid Gjoni, Jehona
Sopi, Nora Istrefi, Big Mama, Xuxi, Kthjellu etj., janë ngjitur
në performanca elektrizuese në skenë. Për herë
të parë ky spektakël ka zgjedhur një skenë
të pazakontë për aktivitete të tilla. Stadiumi
“Asllan Rusi”, falë punës së grupit
organizues, ishte shndërruar në një arenë të
vërtetë artistike, duke i kaluar të gjitha
hamendësimet e mëparshme.
Një skenë e denjë
për t‘u krahasuar me ato të evenimenteve më
të mëdha botërore të muzikës. Kujdesit
për të sjellë një festival të përmasave
të mëdha i është shtuar për herë të
parë regjistrimi dhe transmetimi në high definition. Albana
Osmani dhe Ledion Liço, për orë të tëra
kanë drejtuar spektaklin, i menduar me plot surpriza. Mes tyre,
edhe të ftuarit për të ndarë çmimet. Mbi
votat e publikut, por edhe të një jurie profesioniste,
çmimin e parë për grupin më të mirë,
të fituar nga Energy Band, e ka dhënë grupi i “Big
Brother” (Aida, Juna, Lirita dhe Bika), të bërë
rishtas personazhe publikë nga një tjetër emision i madh
televiziv i “Top Channel”. Arbana Osmani, Evis Pupa,
peshëngritësi Erkand Qerimaj, fituesi i edicionit të
parë të “Big Brother”, Arbër Çepani,
nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Eduart Shalsi
etj., kanë qenë disa nga protagonistët e ceremonisë
së ndarjes së çmimeve. Spektaklit të madh i ka
paraprirë më parë edhe një konferencë e
veçantë shtypi. Mesditën e djeshme,
këngëtarëve u janë ndarë trofetë e
kandidimeve për çmimet përkatëse: best
alternative, best group, best new artist, best song, best interpret,
best female, best male, best dance, best r&b, best hip-hop, best
pop & rock. Por gara më e madhe ka qenë ajo për
çmimin e festivalit prej 10 mijë eurosh. Në një
transmetim të drejtpërdrejtë në “Top
news”, artistët e përzgjedhur si finalistë
kanë ndarë emocionet me publikun. Të rinjtë e
shohin këtë festival si të vetmen portë nga ku mund
të hidhen në një skenë muzikore, ku mund të
tentojnë rrymat e tendencat e reja në koherencë me
zhvillimet botërore të muzikës, ndërsa për
të tjerë, këngëtarë të njohur që
konkurrojnë për herë të parë në
“Top Fest”, ishte një eksperiencë që nuk
duhej humbur. Edhe më parë, drejtuesi artistik i festivalit,
Bojken Lako, ka theksuar se ky eveniment është kthyer
tashmë në një arenë të eksperimentimit
muzikor, një skenë që u jep mundësi
këngëtarëve dhe publikut të prekin nga afër
rrymat bashkëkohore dhe moderne. Shtrirja gjeografike e “Top
Fest” rritet nga edicioni në edicion, duke e kthyer në
një aktivitet artistik të veçantë dhe të
vetmin në llojin e tij.
Fituesit e kategorive
1-Best female Jehona Sopi
2- Best male Blero
3-Best hip-hop F- Kay feat Blero
4-Best rnb Dafi (Dafina Zeqiri)
5-Best dance Eliza Hoxha
6-Best pop-rock Rezarta Smaja
7- Best grup Energy Band
8-Best alternative Linda në botën e çudirave
9-Best new artist Dajana Simoni
10- Best interpret Kastro Zizo
11-Best song Xuxi Feat Cronki
12- Best video Troja
13- Çmimi i “Top Albania Radio” Ingrid Gjoni
14-Çmimi “Digitalb” Big Mama
15- Çmimi i internetit Gili dhe Ernis Potoku
16-Çmimi “Vodafone” Eugent Bushpepa
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Perfundon TOP FEST 6 Empty Re: Perfundon TOP FEST 6

Mesazh nga bela Wed 13 May 2009 - 4:33

Ka pas kenge dhe me te bukura se ajo qe fitoi por hajt me.
bela
bela
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 599
 <b>Piket</b> Piket : 631
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 32
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : parajse

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi