Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Historia tërheq vërejtjen për kujdes: Serbia vështirë e kupton paqen

Shko poshtë

Historia tërheq vërejtjen për kujdes: Serbia vështirë e kupton paqen Empty Historia tërheq vërejtjen për kujdes: Serbia vështirë e kupton paqen

Mesazh nga Vizitor Sun 15 May 2011 - 0:42

Historia tërheq vërejtjen për kujdes: Serbia vështirë e kupton paqen F.0514012344182_m
Adem Nimani

Serbia, historikisht, kurrë nuk ka respektuar asnjë marrëveshje
Gjithë ajo që po ndodhë tash 21 vjet në Ballkanin Perëndimor mund të
përmblidhet me një fjali; Serbia ende është në luftë me fqinjët. Ata që e
njohin Serbinë dhe politiken e saj shekullore ndaj fqinjëve vlerësojnë
se ajo kupton ende vetëm gjuhën e forcës. Serbia deri më tash nuk ka
shfaqur shenja të qarta të ndarjes nga krimi dhe politika kriminale.
Mediet serbe, as pas dymbëdhjetë vjetësh, nuk e kanë informuar as për së
afërmi auditorin serb për krimet që bëri makineria e Millosheviqit ndaj
popujve tjerë në territorin e ish RSFJ-së.
Serbia në raport me Kosovën
Serbia nuk është përgjigjur asnjëherë për vrasjen e më shumë se 800 fëmijëve shqiptar nen moshën tre vjeçare në luftën e fundit.
Serbia tash dymbëdhjetë vjet vazhdon të tallet me më se 1800 shqiptarët e zhdukur.
Serbia kërkon të zhdukurit e saj në Kosovë e harron më shumë se 12.000 shqiptarë të vrarë nga serbët.
Serbia asnjëherë nuk foli për dëmet materiale që ua shkaktoi shqiptarëve.
Serbia asnjëherë nuk dha shifra se sa shtëpi shqiptare i plaçkiti para se t’ua vë flakën.
Serbia nuk e ka dhënë asnjëherë shifrën e përafërt të shqiptareve të plaçkitur, të vrarë e të masakruar për se vdekuri.
Serbia nuk njoftoi asnjëherë auditorin e saj se sa shqiptar dëboi jashtë kufirit, duke i plaçkitur më parë që të gjithë.
Serbia duhet të përgjigjet për dhunimet e shumë femrave shqiptare.
Serbia akuzon shqiptarët edhe për trafikim organesh në kohë lufte, e as që përmend gjenocidin e saj mbi shqiptarët.
Serbia duhet të thotë edhe sa automobila, sa kamionë, sa traktorë dhe makineri tjetër ua plaçkiti shqiptareve gjatë luftës.
Serbia duhet të tregojë se sa para të gatshme plaçkiti nga bankat e Kosovës nga viti 1990 e këndej.
Serbia duhet të përgjigjët së sa e madhe ishte plaçka e saj e luftës në Kosovë.
Serbia, Kosovës ia grabiti fondin pensional, gjë të cilën nuk e ka bërë as nazizmi.
Duke kaluar heshtazi faktet, bashkësia ndërkombëtare, me veprimet e saj,
po përpiqet në vazhdimësi të barazojë vrasësit me viktimat, gjë që nuk
është as e drejtë e as humane.
Serbia, zyrtarisht dhe publikisht nuk po thërret për luftë, por, me
veprime, shantazhe e provokime nga më të ndytat vazhdon të vë në sprovë
ekzistencën e Kosovës dhe të Bosnje e Hercegovinës.
Raporti i përfaqësuesit special për BeH, V. Incko në mbledhjen e
fundit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dëshmon se Bosnja e
Hercegovina, po mbahet peng nga vetë Serbia, përmes Republika Serpskes.
Propaganda serbe, boshnjaket, sikundër dhe shqiptaret, edhe me tutje i
konsideron shkaktar të kasaphanës në ish RSFJ.
Këndellja e Serbisë edhe më tutje duket tepër larg. Serbia nuk e imagjinon dot barazinë me fqinjët.
Përmendore e medalje për vrasësit
Në ditën e fitores mbi fashizmin, Republika Serpska paralajmëroi
ndërtimin e një përmendoreje kushtuar po atyre kriminelëve serbë që
goditen për vdekje tre vjet rresht Sarajevën, duke vrarë mijëra qytetar
boshnjakë, në mesin e të cilëve edhe më shumë se 1.600 fëmijë.
Afër vendit ku u ekzekutuan 8.000 boshnjakë të Srebrenicës, kleri ortodoks serb ka vendosur themelet e një kishe te re.
Më herët qeveria serbe njoftoi se do të dekoroi ushtarakët pjesëmarrës në luftërat në Kroaci, Bosnje dhe Kosovë.
Serbia rehabiliton çetnikët, mëson kinezisht
Makineria propaganduese serbe me taktikë të njohur nga koha e
vozhdit, edhe më tutje, pa u ndalur, paraqet serbët si viktima të
luftës, pa u skuqur fare për gënjeshtrat që ia servon auditorit.
Raportohet për rehabilitimin e më shumë se 1300 çetnikëve në Serbi, në
mesin e të cilëve edhe të 14 kriminelëve të luftës.
Jeremiq thotë se Serbia do të aplikojë edhe mësimin e gjuhës kineze
për nxënës, në shenjë respekti ndaj Kinës, për qëndrimin e saj në OKB,
lidhur me statusin e Kosovës.
Derisa vazhdojnë seancat gjyqësore, në Hagë, përsëriten konstatimet e
konfirmuara për pastrimin etnik dhe për ekzistimin e planeve konkrete
për këtë, megjithëse dihet mirë sa ka fotografi e dokumente për krimet
serbe me tonelata.
Studiuesit serbë, për formimin e ish Jugosllavisë tani kanë filluar
të fajësojnë Nikolla Pashiqin dhe Aleksandër Karagjorgjeviqin. Ata thonë
se, edhe nga vetë emri Jugosllavi, serbët kanë pësuar më së shumti. Kjo
dëshmon se serbët, përherë e kanë identifikuar vetën me ish krijesën
sllave.
Kështu, transversalja e Sveti Savës dhe e Karagjorgjeviqit, vazhdon
të mbaj peng shumicën e kokave serbe. Serbia si duket nuk është ngopur
me drama dhe ende dëshiron kaos, gjë e cila me parë mund të quhet
rregull se sa përjashtim
Çka fshehë e ashtuquajtura “Ministri e qeverisë serbe për KeM”
Njëri prej shovinistëve më të njohur serb, Matija Beckoviq thoshte se
Kosova është fjala më e shtrenjtë serbe. Kur shtrohen faktet, del se
fjala Kosovë, taksapaguesve serbë u kushton edhe më shtrenjtë. Nëse
dikush ndjek me kujdes se çfarë bëjnë qeveritarët e Beogradit, vetëm
duke shfrytëzuar Kosovën si paravan, atëherë ka për të parë se si duket
manipulimi i vërtetë i auditorit në Serbi.
Qendra për politikë praktike e Serbisë njofton se pushtetarët e
Beogradit, prej vitit 1999 e deri me 2010, kanë raportuar se në emër të
Kosovës kanë ndarë gjashtë miliardë Euro. Një gazetë beogradase thekson
se zyrtarët serb, për të ruajtur lojalitetin e kishës ortodokse, asaj i
ndajnë 330 mil. dinarë nga buxheti në vit, ndërsa, siç dihet, KOS-i
është faktori me destabilizues në rajon.
Ka edhe njëmijë fakte tjera kur Serbia dhe politikanët aktual
shfrytëzojnë Kosovën si paravan për të manipuluar me shuma marramendëse
të mjeteve të cilat ndahen kinse për serbët që jetojnë atje (në Kosovë)
dhe për të shpërngulurit. Vetëm për komunat Skenderaj, Drenas, Kaçanik,
Therandë dhe Shtime ku nuk jeton asnjë serb, në Serbi paguhen 339
nëpunës komunalë.
Selia e komunës së Pejës gjendet e paguhet në Beograd. Ç’farë pune
kryen njëfarë kryetari i komunës se Deçanit, kur atje jetojnë vetëm dy
serbe, pyet një qytetar.
Shumica e personelit të dikurshëm të komunave të Kosovës, nga koha e
Milosheviqit të cilët kanë jetuar në jug të Ibrit vazhdojnë të jenë të
akomoduar ose në pjesën veriore të Mitrovicës ose nëpër Serbi. Shume
funksionarëve fiktiv, përveç rrogave, u paguhet edhe qiraja për shtëpi
banimi nga 150 deri 1500 euro. Shumë prej tyre kanë nga një, dy e më
shumë banesa apo shtëpi, e marrin nga një e dy paga mujore.
Kështu, Serbia, jo vetëm Kosovën, por edhe Ballkanin vazhdon ta mbajë
në agoni, ndërsa, shumëçka tjetër që thuhet e shkruhet këto dite bën
pak përshtypje. Nga kriza në këtë rajon duket se është gjetur leverdia.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi