Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kombin Kosovar e përbëjnë vetëm ata shtetas kosovarë që e kanë për zemër shtetin e Kosovës

Shko poshtë

Kombin Kosovar e përbëjnë vetëm ata shtetas kosovarë që e kanë për zemër shtetin e Kosovës  Empty Kombin Kosovar e përbëjnë vetëm ata shtetas kosovarë që e kanë për zemër shtetin e Kosovës

Mesazh nga Vizitor Wed 11 May 2011 - 2:59

Kombin Kosovar e përbëjnë vetëm ata shtetas kosovarë që e kanë për zemër shtetin e Kosovës  F.0511020810616_m
Nexhmedin Spahiu

- Shumë veta thonë se “shteti i Kosovës është i
imponuar dhe se ne e kemi pranuar vetëm si tranzicion drejt bashkimit me
Shqipërinë”. Ky qëndrim do të thotë që këtë shtet mund ta vjedhësh sa
të duash se ai “edhe ashtu nuk do të ekzistojë se ne kemi mëmën
Shqipëri”.

- Vërtetë shteti i Kosovës u krijua me ndihmën e
amerikanëve dhe aleatëve të tyre, prandaj shumica e klasës politike dhe
qytetarëve nuk ia dinë vlerën lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, e
vjedhin e shkatërrojnë si një krijesë të panatyrshme, por Kosova ka edhe
të tillë që e duan shtetin e Kosovës.

A funksionon kombi kosovar nëse pakicat etnike s’pranojnë të jenë pjesë e tij?
Po. S’është e domosdoshme që të gjithë shtetasit të ndjehen apo të
konsiderohen pjesë e kombit që është pronar i shtetit në fjalë. Kombin
Kosovar e përbëjnë vetëm ata shtetas që e kanë për zemër shtetin e
Kosovës. S’është e domosdoshme që edhe pjesëtarët e pakicave të jenë
pjesë e kombit kosovar. S’ka asgjë të keqe që edhe nëse janë, por
s’është e domosdoshme të jenë. Multietniciteti i kombit vjen në shprehje
në stade më të avancuara të zhvillimit të kombit. Para 50 viteve,
shtetasit amerikanë me ngjyrë lëkure të zezë nuk ishin pjesëtarë të
kombit amerikan, por sot, ata janë. Sot numri një dhe dama e parë e
kombit amerikan janë afro-amerikanë.
Si mund ta dimë se një shtetas i Kosovës i përkatësisë etnike turke është bërë pjesë e kombit kosovar apo jo?
Kur të luaj futboll kombëtarja turke me atë kosovare a e mbanë anën e
Kosovës apo të Turqisë? Nëse në këtë rast ai është tifoz i kombëtares
kosovare është pjesëtar i kombit kosovar. Nëse zemra i rreh për fitoren e
kombëtares turke ai është vetëm shtetas i Kosovës, pjesëtar i një
minoriteti etnik.
Cilit komb i takojnë shqiptarët e luginës së Preshevës, etj?
Në botë ekzistojnë rreth 8000 etni, por kombe janë më pak se 200.
S’është e thënë që një qytetar domosdoshmërisht t’i takojë ndonjë kombi.
Çdo qytetar ka të paktën një shtetësi dhe një përkatësi etnike që e
fiton me lindjen nga prindërit e vet (ose është etnikisht i përzier nëse
prindërit e tij janë të etnive të ndryshme), por nuk është e thënë t’i
takojë një kombi të caktuar.
Shqiptarët e Preshevës kanë përkatësinë etnike shqiptare dhe
shtetësinë serbe. Ata janë minoritet në Serbi. S’mund të konsiderohen
pjesë e kombit serb edhe pse kanë shtetësinë serbe, sepse këtë shtetësi
ata e kanë prej zori e jo prej vullneti.
Kur ndeshet kombëtarja e Serbisë në futboll me kombëtaren e
Shqipërisë atyre zemra u rreh për fitoren e Shqipërisë. Ndërsa për të
qenë pjesë e kombit shqiptar ata i pengon mospasja e shtetësisë
shqiptare.
Pse bullgarët e Maqedonisë janë komb e shqiptarët e Maqedonisë nuk janë komb?
Sepse bullgarët e Maqedonisë e kanë për zemër shtetin maqedon, kurse
shqiptarët e Maqedonisë janë pjesë e këtij shteti pa vullnetin e tyre.
Kur luan kombëtarja maqedone me atë bullgare, bullgarët e Maqedonisë
bëjnë tifozllëk për Maqedoninë, kurse kur luan Maqedonia me Shqipërinë,
shqiptarët e Maqedonisë janë me Shqipërinë.
Pse gjermani, francezi e italiani i Zvicrës i takojnë të
njëjtit komb (kombit Zviceran) ndërsa shqiptarët dhe bullgarët e
Maqedonisë nuk i takojnë të njëjtit komb?

Këtë e përcakton pronësia mbi shtetin dhe ndjenja ndaj tij. Kur
Zvicra luan me Gjermaninë, Francën apo Italianë, zviceranët, pavarësisht
përkatësisë së tyre etnike, janë me Zvicrën. Ata mund të jenë në anë të
ndryshme kur luan Gjermania e Franca: gjermani zviceran është me
Gjermaninë e francezi zviceran me Francën, por në rend të parë ata janë
për Zvicrën e jo si shqiptarët e Maqedonisë që janë me Shqipërinë jo
vetëm kur ajo ndeshet me Greqinë, por edhe kur ajo ndeshet me vetë
Maqedoninë.
Kush ka më shumë obligime ndaj shqiptarëve të Preshevës e të Malit të Zi: shteti i Kosovës apo ai i Shqipërisë?
Njësoj. Tirana e Prishtina do të duhej të kishin koordinim për këtë punë.
A është ngritja e kombit kosovar përçarje mes shqiptarësh?
Jo. Është avancim. Nuk është ngritje muresh, por thyerje muresh mes
shqiptarësh. Jeta e dy kombeve në Ballkan mbi bazën e etnisë shqiptare
forcon pozitën e komuniteteve shqiptare në gjithë shtetet tjera. Dy vota
në Bashkimin Evropian, në NATO, në OKB janë më tepër se një.
A mund të ekzistojë shteti i Kosovës pa njerëzit që e duan atë?
Çdo shtet është krijesë e një kombi, është pronë e atij kombi që e ka
krijuar. Si ka mundësi që një shtet i njohur nga 75 shtete tjera të
ketë kaq dilemë rreth pronarit të vet dhe jetëgjatësisë së tij?
Shumë veta thonë se “shteti i Kosovës është i imponuar dhe se ne e
kemi pranuar vetëm si tranzicion drejt bashkimit me Shqipërinë”. Ky
qëndrim do të thotë që këtë shtet mund ta vjedhësh sa të duash se ai
“edhe ashtu nuk do të ekzistojë, se ne kemi mëmën Shqipëri”.
Vallë a nuk është turp që shumica etnike prej 90% në Kosovë të sillet
politikisht si një minoritet duke quajtur Shqipërinë shtet amë?
Atëherë lexues i nderuar më thuaj se cili është dallimi mes qëndrimit
të këtyre njerëzve ndaj Kosovës dhe qëndrimit të shqiptarëve të
Preshevës ndaj shtetit serb? Dallimi ekziston në atë se shteti i Serbisë
mund të funksionojë edhe pa dashurinë e shqiptarëve të Preshevës, sepse
ai shtet gëzon dashurinë e sakrificën e 8 milionë serbëve.
Por si mund të ekzistojë shteti i Kosovës nëse nuk e gëzon dashurinë e
shumicës së qytetarëve të tij? Si mund të ekzistojë e të funksionojë
shteti i Kosovës nëse nuk i ka heronjtë e vet, nëse nuk i ka dëshmorët e
vet, nëse nuk i ka idealistët e vet?
Shteti i Kosovës i ka heronjtë e vet, i ka dëshmorët e vet. Ata janë
themelet e kombit kosovar. Vërtetë shteti i Kosovës u krijua me ndihmën e
amerikanëve dhe aleatëve të tyre, prandaj shumica e klasës politike dhe
qytetarëve nuk ia di vlerën lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, e vjedhin
e shkatërrojnë si një krijesë të panatyrshme, por Kosova ka edhe të
tillë që e duan shtetin e Kosovës, që kanë sakrifikuar për të dhe që ia
dinë vlerën lirisë e pavarësisë së Kosovës. Ata tani mund të jenë
pakicë, por një ditë do të jenë shumicë. Dashuria ndaj shtetit të
Kosovës do t’i bëjë të jenë me tepër se një komunitet. Do të jenë vet
kombi: Kombi Kosovar.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi