Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vdiq shkrimtari Ernesto Sabato

Shko poshtë

Vdiq shkrimtari Ernesto Sabato  Empty Vdiq shkrimtari Ernesto Sabato

Mesazh nga Vizitor Mon 2 May 2011 - 4:49

Vdiq shkrimtari Ernesto Sabato  F.0501101637646_m
Shkrimtari argjentinas, me origjinë shqiptare, Ernesto Sabato ka
vdekur në moshën 99-vjeçare në shtëpinë e tij në Santos Lugares,
provinca e Buenos Airesit, njoftoi të dielën bashkëshortja e tij, Elvira
Gonzalez Fraga.
“Dy javë më parë ai mori një bronkit dhe në
moshën e tij kjo ishte fatale”, deklaroi për media Gonzalez Fraga, duke
konfirmuar vdekjen e atij që konsiderohej si shkrimtari më i madh
argjentinas ende gjallë.
Autori i “Tuneli” (1948), “Heronj dhe varre” (1961) etj, do mbushte 100 vjeç më 24 qershor.
Me prejardhje nga Kalabria e Italisë, i cilësuar si i barazvlefshëm
me Borges, Marquez, Cortazar, Sabato tregonte me krenari se në studion e
tij kishte një gravurë veneciane te heroit të madh të shqiptarëve
Gjergj Kastriot Skënderbeut.
Sabato ka vizituar Shqipërinë në mes të prillit të vitit 1996, ku
deklaroi se ”jam shumë i emocionuar që ndodhem këtu sepse një e katërta e
gjakut tim është shqiptar”.
Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi pasi mori vesh lajmin e ndarjes
nga jeta të shkrimtarit të shquar Ernesto Sabato, shprehu hidhërimin për
këtë humbje duke kujtuar edhe lidhjen e veçantë të Sabatos me
Shqipërinë. /Telegrafi/
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi