Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kurorëshkelësit sipas Zodiakut

Shko poshtë

Kurorëshkelësit sipas Zodiakut Empty Kurorëshkelësit sipas Zodiakut

Mesazh nga Vizitor Fri 29 Apr 2011 - 23:10

Kurorëshkelësit sipas Zodiakut


Shenjat e zjarrit e shkelin kurorën për shkak të
lakmisë dhe të dëshirës për t’u treguar, shenjat tokësore për shkak të
pakënaqësisë me martesën, shenjat e ajrit për shkak të kureshtjes,
ndërsa ato të ujit për shkak emocioneve dhe revanshit...
Të dymbëdhjetë shenjat, secila në mënyrën e vet, e përjetojnë faktin se
partneri po i mashtron, ose, megjithatë, janë vetë të pabesa. Mirëpo,
duke mos i marrë parasysh dallimet ë secilës veç e veç, shenjat mund t’i
përfshijmë në katër grupe, sipas këtyre elementeve – zjarrit, tokës,
ajrit dhe ujit.

Shenjat e zjarrit (dashi, luani dhe shigjetari) bëjnë
pjesë në tërësinë e përkrahësve të seksualitetit të shëndoshë, të cilët
në rend të parë do të bëheshin kurorëshkelës për shkak të pamundësisë që
ta kontrollojnë epshin e fuqishëm seksual (libidonë seksuale), por edhe
për shkak se duan që të dëshmohen. Për pjesëtarët e të tri këtyre
shenjave mund të thuhet se janë gjuetarë, të cilët nuk i qetëson
martesa, përkundrazi tradhtisë bashkëshortore ajo i jep ngjyrim të
rrezikshëm. Meqenëse e adhurojnë ndjenjën se si adrenalina u kalon nëpër
vena, shkeljes së kurorës nuk do të mund t’i kundërvihen as edhe kur
janë të dashuruar në partnerin e tyre.

Është interesant se në të njëjtën kohë janë shumë të ndjeshëm kur është
fjala për besnikërinë e partnerit të tyre, në rend të parë për shkak të
egos dhe mburrjes së tepruar. Diçka më tolerant, kundruall dy të
tjerëve, është shigjetari, aventurier i çiltër, i cili seksin e
koncepton si sport, një ushtrim të veçantë për trupin dhe shpirtin.

Shenjat tokësore (demi, virgjëresha dhe bricjapi) janë
shumë të matura dhe të kontrolluara. Megjithatë, ndër këto shenja
përjashtim bën demi, shenjë e udhëtimit, të cilën sundimtarja Venera
mund ta bëjë të varur nga seksi. Virgjëresha e kujdesshme do të
tradhtojë në rast se është e pakënaqur me lidhjen e saj ose me martesën,
ndërsa këtë do ta bënte në rastet më të shpeshta me dikë që, sikundër
ajo, nuk është i lirë. Për bricjapin e ftohtë thuhet se i shtohet
apetiti seksual me rritjen e fuqisë dhe të ndikimit të tij, megjithëse
edhe ai, sikundër edhe dy shenjat e tjera tokësore, do të bëhej
kurorëshkelës në rastin kur është i pakënaqur me martesën, ose kur nuk
është i vetëdijshëm!

Pjesëtarët e këtyre shenjave do ta shikonin nëpër gishta tradhtinë e
partnerit me qëllim që ta ruajnë martesën, në rend të parë virgjëresha,
por jo gjithaq lehtë sikundër ngjet kjo me shenjat e ajrit.

Për shenjat e ajrit (binjakët, peshorja, ujori) është
me rëndësi të madhe komunikimi mental, ndërsa janë të prirë që ta
dallojnë tradhtinë emocionale nga tradhtia trupore. Seksin që bëhet
vetëm për shkak të seksit do t’ia falnin si vetes, ashtu edhe partnerit,
por kur e vërejnë se aty ndërlidhet edhe diçka tjetër, do të
këmbëngulin që për të gjithat të diskutojnë hollësisht (dhe në mënyrë të
mundimshme), ashtu që të vendosin se si do të rrjedhin gjerat më tej.

Në astrologji pjesëtarët e shenjës së peshores çmohen si kryesorët sa i
përket shkeljes së kurorës, sa për faktin se janë të lindur si të
pavendosur, po aq edhe për shkak të dëshirës që t’u pëlqejnë të tjerëve.
Më shumë se në kurorëshkeljen e vërtetë, ndiejnë kënaqësi në flirt, por
shpesh nuk janë ata që mund ta përcaktojnë se deri ku do të shkojnë.
Binjakët bukuroshë dinë të luajnë me emocionet dhe seksualitetin, derisa
disa ujorë mashtrojnë në frymën "fëmijët e luleve" – bëni dashuri dhe
jo luftë!

Të lindurit në shenjat ujore (gaforrja, akrepi dhe peshqit)
dallojnë shumë ndërmjet tyre. Megjithatë, forca e ndjenjës është ajo që
i bashkon dhe që i mban besnikë. Ata lidhen për shkak të dashurisë dhe
jo për shkak të interesave të tjera, ndaj edhe tradhtinë do ta kundrojnë
nëpërmjet optikës së personit të dashuruar. Kjo, në mënyrë të veçantë,
vlen për gaforren e ndjeshme dhe peshqit, të cilët janë kurorëshkelës
vetëm në raste të jashtëzakonshme dhe që dashurohen në dikë me të cilin
duan të kenë "seks kalimthi" (kuptohet, nëse ka qenë i mirë!).

Akrepi, megjithatë, është tregim në vete. Kjo shenjë erotike nuk mund ta
durojë faktin se personi i dashur po e mashtron, prandaj edhe ai nuk do
të vendosë që aq lehtë të tradhtojë. Martesa për të është si një lidhje
gjaku, ku secila nga fjalët e ritualit ka një domethënie të veçantë.
Sidomos fjalia "...përderisa vdekja të mos na ndajë!".

Ndër shenjat e Zodiakut kampioni i tradhtisë në lidhje është peshorja,
ndërsa atë e ndjekin shenjat e zjarrit, në rend të parë shigjetari./Telegrafi/
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi