Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

“Nuk të dua më...”

 :: Show Biz :: Lifestyle

Shko poshtë

“Nuk të dua më...”  Empty “Nuk të dua më...”

Mesazh nga Vizitor Sun 24 Apr 2011 - 21:54

“Nuk të dua më...”  F.0425004223995_m
Ndarjet janë shndërruar në një fenomen i zakonshëm në ditët e sotme, por arsyet janë të njëjta pothuajse për të gjithë.Një revistë angleze, The Cosmopolitan,
u shndërrua në organizatore të një ankete për të zbuluar se cilat janë
arsyet kryesore që shtyjnë femrat të prishin një marrëdhënie.
Për të gjetur dhjetë motivet më të shpeshta, u pyetën 1 400 femra, rreth zhgënjimeve të pësuara në jetën e tyre sentimentale
10 – Sipas deklaratave të të intervistuarave, arsyeja e dhjetë më e
rëndësishme e ndarjeve është raporti seksual. 15,7% e femrave u shprehën
se mosqenia në nivelin e duhur në krevat i partnerit, i ka bërë të
prishin raportin.
9 – Me 18,9%, arsyeja e nëntë më e shpeshtë është mungesa e interesit të mashkullit ndaj familjes së vajzës.
8 – Marrëdhëniet në distancë janë një tjetër argument kryesor në
dhënien fund të raportit. 20,2% e femrave nuk do të ishin të gatshme të
pranonin distancën.
7 – Ambicia e pakët e partnerit, i cili ndihet mirë me vendin e punës
që ka dhe nuk dëshiron të bëjë karrierë është arsyeja e shtatë më e
shpeshtë e ndarjeve, me 20,6%.
6 – 21,1% e femrave kanë prishur një raport sepse mashkulli përkrah
tyre nuk ishte aspak romantik dhe aspak i vëmendshëm ndaj datave të
rëndësishme apo dhuratave.
5 – Një arsye e fortë është edhe dëshira për të qenë e vetme. 21,1% e
të intervistuarave kanë ndierë këtë nevojë gjatë një lidhjeje.
4 – Sherret e vazhdueshme e shkatërrojnë pothuajse gjithmonë një
raport. 29,1% e femrave pranuan se janë ndarë të paktën një herë për
këtë arsye.
3 – Humbja e besimit mund të jetë po aq e dëmshme për një raport sa edhe tradhtia. 29,7% cituan këtë arsye.
2 – Tradhtia është arsyeja e dytë më e shpeshtë përse femrat
braktisin një mashkull. 36,6%, ose më shumë se një në tre femra, i ka
dhënë duart partnerit për këtë arsye.
1 – Arsyeja kryesore, humbja e dashurisë. Fraza “nuk të dua më” ka çuar 39,7% të femrave në ndarje.
/Telegrafi/
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 :: Show Biz :: Lifestyle

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi