Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ky Njeri Udhetoi ne Kohe ?!

Shko poshtë

Ky Njeri Udhetoi ne Kohe ?! Empty Ky Njeri Udhetoi ne Kohe ?!

Mesazh nga Geri Tue 12 May 2009 - 19:49

Ishte vertete shume interesante kur e lexova edhe thashe ta postoj
Misteri i ushtarit te ardhur nga viti 2036

Xhon Titor, ne nje mision per llogari te qeverise amerikane, kthehet
mbrapa ne kohe per te rekuperuar nje kompjuter te vjeter. Ne vitin 2000
u be i
gjalle ne nje forum interneti dhe ka treguar se si do te jete e ardhmja
jone. Hero apo afarist? Kushedi…

“Pershendetje. Une jam nje udhetues ne kohe. Vij nga viti 2036. Po
kthehem ne shtepi pasi rekuperova nje kompjuter Ibm 5100 nga viti
1975”.
Nenshkruar: Timetravel_0 (Udhetim ne kohe_0). Ky mesazh lakonik eshte
shfaqur ne 2 nentor 2000, ne forumin e sitit http://www.timetravelinstitute.com.
Dhe askush nuk e besoi. Por pastaj, udhetari, duke u prezantuar me
emrin e vertete, Xhon Titor, ka dhene te
tjera detaje mbi historine e tij, duke stimuluar kuriozitetin e
internauteve. Qe e kane vene ne rreth me pyetje provokuese, pastaj me
te tjera
gjithnje e me kurioze mbi te ardhmen qe na pret. Por pergjigjet e tij–
dinake ne lidhje me fituesit e rradhes se kampionateve te futbollit,
por te
detajuara mbi skenaret politike planetare– kane bindur shume njerez mbi
arsyeshmerine e historise se tij. Qe diskutohet ende dhe sot. Po kush
ishte
(ose thoshte se ishte) Titori? I lindur ne Tampa (Florida, SHBA) ne
vitin 1998, eshte nje ushtar qe ne vitin 2036 (ne moshe 38 vjecare,
pra) do te
dergohet nga qeveria amerikane mbrapa ne kohe, ne vitin 1975.
Objektivi: Te merrte nje model funksionues te nje kompjuteri te vjeter
te zhdukur prej
dekadash (Ibm 5100), i cili kishte nje te vecante unike dhe sekrete:
mund te perkthente njeheresh gjuhet informatike te kompjutereve me
sistem Unix,
Apl dhe Basic. Nje kerkese themelore, meqenese ne vitin 2038 eshte
parashikuar nje difekt i kompjuterave te bazuar mbi sistemin operativ
Unix (eshte e
vertete: nese nuk nderhyhet, ata do te llogarisin si date vitin 1901).

Perse atehere Titor eshte shfaqur edhe ne vitin 2000? Perse, pasi
arriti te gjeje kompjuterin, ne vend qe te rikthehej ne vitin 2036,
beri nje ndalese
te shkurter ne epoken tone?

Nje vizite vetvetes

Mbi te gjitha, per te qene i pranishem ne “Millenium Bug” (difektin e
mijevjecarit) ne vitin 2000 (e mbani mend), nga i cili priteshin
katastrofa te
medha. Madje, ka dhe nga ata qe hipotezojne se ishte pikerisht Titori
ai qe arriti ta ndalonte kete katastrofe informatike ne kalimin e
datave nga i
pari tek mijevjecari i dyte. Per te marre pjese ne kete ngjarje
epokale, Titor vendosi te shkonte ne Florida, ku jetonin prinderit e
tij dhe… ai ishte
ne moshen 2 vjecare.

Fantashkenca ne fakt, thote se nuk eshte kurre nje ide e mire te kesh
kontakte direkte me vetveten ose familjaret ne te kaluaren, sepse mund
te sjelle
pasoja te paimagjinueshme ne te ardhmen: perse atehere, Titor ndermori
kete rrezik? Titor mundi te shmange te gjithe problemet qe lidheshin me
paradokset e udhetimit ne kohe fale bazave te parashikuara nga teoria e
universeve paralele. Besueshmeria e tij shkencore eshte ende objekt
debati,
por ne themel te kesaj teorie ekzistojne universe te pafund, ne te
cilet ndodhin njekohesisht te gjitha gjerat e mundshme.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi