Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Qëndrimi në diell, i mirë për shëndetin

Shko poshtë

Qëndrimi në diell, i mirë për shëndetin Empty Qëndrimi në diell, i mirë për shëndetin

Mesazh nga Vizitor Sun 24 Apr 2011 - 3:10


Mungesa e vitaminës D mund të sjellë deri te
dëmtimi i enëve të gjakut, deri te shtypja e lartë e gjakut, si dhe
rrezik për shfaqje të sëmundjeve kardiovaskulare. Nëse i ekspozoheni
diellit pak më gjatë dhe konsumoni peshk të yndyrshëm, gjendja mund të
përmirësohet. Vitamina D ndërlidhet me shëndetin e enëve të gjakut.

Mungesa e kësaj vitamine edhe te njerëzit relativisht të shëndoshë
ndërlidhet me forcimin e arterieve dhe pamundësinë e pushimit të enëve
të gjakut. Kështu kanë konstatuar ekspertët nga instituti shëndetësor
“Emory/Georgia Tech Predictive Health Institute”.

Te pjesëmarrësit në hulumtim ishte rritur sasia e vitaminës D dhe me
këtë rast ishte vërejtur se gjendja e enëve të gjakut ishte përmirësuar
si dhe kishte rënë shtypja e gjakut.

Dr. Ibhar Al Mheid, nga universiteti Emori, ka vërtetuar se edhe pasi
ishin marrë për bazë faktorët si mosha, pesha dhe kolesteroli, personat
me mungesë të vitaminës D kanë arterie më të tkurrura, si dhe enët e
gjakut iu funksionojnë më dobët.

Është zbuluar se personat me mungesë të vitaminës D kanë probleme me
enët e gjakut të ngjashme me të atyre që vuajnë nga diabeti dhe shtypja e
lartë e gjakut. Shumica nga vitamina D krijohet gjatë ekspozimit në
diell dhe atë e krijon lëkura jonë, por ndihmojnë edhe shtesat në
ushqim.



Qëndrimi në diell, i mirë për shëndetin Main_dielli
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi