Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Del nga spitali fëmija më i parakohshëm në botë

Shko poshtë

Del nga spitali fëmija më i parakohshëm në botë Empty Del nga spitali fëmija më i parakohshëm në botë

Mesazh nga Vizitor Sun 24 Apr 2011 - 3:05

Del nga spitali fëmija më i parakohshëm në botë Cat_bebe_parakohshem
Një gjermane ka lindur një foshnje vetëm 21 javë e 5 ditë pas shtatzënisë, në një klinikë në Fulda (perëndim), gjë që e bën lindjen më të parakohshme në botë, ka njoftuar gazeta “Bild”.

Vogëlushja Frieda ka lindur më 7 nëntor dhe ishte e gjatë 28 centimetra, e peshonte vetëm 460 gramë. Pesë muaj e gjysmë më vonë, ajo më në fund mund të dalë nga klinika. Gazeta më e lexuar në Gjermani shkruan se ajo tani peshon 3,5 kilogramë dhe është e gjatë 50 centimetra.

Një mjek i klinikës pediatrike ka siguruar se foshnja pasi të dalë nga spitali nuk do të përballet me ndonjë rrezik të veçantë dhe se do të zhvillohet sikur të gjithë fëmijët e tjerë.

Profesori Reinald Repp, i cili drejton klinikën e pediatrisë, i ka thënë gazetës “Bild” se bëhet fjalë për një mrekulli “sepse një fëmijë i lindur para javës së 22-të të shtatzënisë nuk ka asnjë shans për të mbijetuar, për shkak të zhvillimit të pamjaftueshëm të mushkërive, zemrës e trurit”.

Frieda kishte një vëlla binjak, Kilian, i cili ka vdekur disa ditë pas lindjes. (AFP)
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi