Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kaltrina vjen me klip të ri

 :: Show Biz

Shko poshtë

Kaltrina vjen me klip të ri Empty Kaltrina vjen me klip të ri

Mesazh nga Vizitor Wed 23 Mar 2011 - 6:48

Kaltrina vjen me klip të ri F.0323121751941_m
Kaltrina Selimi është rikthyer në ekranet televizive me videoklipin e saj më të ri, “Zero”.Ani
pse këngën në fjalë e kishte realizuar vitin që shkoi me të cilën ishte
prezantuar edhe në programet festive të fundvitit, Kaltrina pati nevojë
për ca kohë për t’i realizuar kësaj kënge edhe klipin.
“Klipin e kam lansuar javën e kaluar, madje nuk kam pasur mundësi të
jap intervista, sepse nuk isha mirë me shëndet e më pas udhëtova për në
Zvicër, e ndoshta edhe fansave të mi u kam mbetur borxh t’u tregoj më
shumë detaje”, ka thënë Kaltrina Selimi për ‘InfoPress’, ndërsa tregon
edhe përshtypjet e para për klipin e saj.
“Ka dalë një klip i mirë, i thjeshtë. Si zakonisht, nuk kam dalë
shumë nga vetja. Jam munduar t’i përshtatem stilit tim. Por ka qenë një
vonesë paksa në realizimin e tij, meqë koha e ftohtë na i ka shtyrë
xhirimet”, shton më tej këngëtarja.
Ajo tregon edhe arsyet e udhëtimit drejt Zvicrës, duke treguar
njëkohësisht edhe për angazhimet aktuale dhe të rejat pasuese rreth saj.
“Në Zvicër isha për shkak se kam pasur koncerte, të cilat kanë qenë
të aranzhuara më herët. E aktualisht jam më shumë e angazhuar rreth
intervistave, por edhe mbrëmjeve të ndryshme muzikore. E gjithashtu jam
në kontakt me disa kompozitorë për të punuar edhe një këngë tjetër të
cilën besoj se do ta lansoj në fillim të sezonit veror”, ka përfunduar
Kaltrina. /Telegrafi/
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 :: Show Biz

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi