Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shakira, koncert humanitar në Kosovë?

Shko poshtë

Shakira, koncert humanitar në Kosovë?  Empty Shakira, koncert humanitar në Kosovë?

Mesazh nga Vizitor Wed 23 Mar 2011 - 6:44

Shakira, koncert humanitar në Kosovë?  F.0323152914303_m
Këngëtarja kolumbiane me famë botërore, Shakira, do të mbajë
koncert në Kosovë gjatë muajve të verës, pohon producenti Rudolf Keller
nga Power Concert Company.
Producenti Keller pohon se ka
dëshirë ta bëjë Prishtinën qytetin që do të jetë në listën e artistëve
të njohur botërorë. Artistja më e rëndësishme, që pritet të performojë
në Prishtinë në muajin gusht, është Shakira.
“Shakira do të vijë në Kosovë, dhe do ta bëjmë si një lloj festivali,
ku do të ketë edhe hapësirë për kamping”, ka pohuar Keller për 'Zëri'
duke shtuar se koncerti do të jetë humanitar, do të organizohet në
bashkëpunim me UNICEF-in, dhe të gjitha paratë do të shkojnë për
organizatat e fëmijëve që janë lënduar apo janë të traumatizuar prej
luftës.
Gjatë vizitës së saj në Kosovë, Shakira do të vizitojë spitalet e
fëmijëve. Kjo sipas Kellerit do të jetë reklama më e mirë që mund ta
ketë Kosova. Keller ka thënë se nuk i dëshiron muzikantët arrogantë dhe
në ndikim të drogës si puna e këngëtarit ‘50 cent’.
“Duhet t’i njohim njerëzit që i sjellim këtu”, ka thënë ai.
Në muajin prill, Power Concert Company do t’i shpalosë planet e detajuara për organizimet e lartpërmendura. /Telegrafi/
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi