Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Drama “Unë me vetën” e Ilir Muharremit inskenohet në Tiranë

Shko poshtë

Drama “Unë me vetën” e Ilir Muharremit inskenohet në Tiranë  Empty Drama “Unë me vetën” e Ilir Muharremit inskenohet në Tiranë

Mesazh nga Vizitor Thu 17 Mar 2011 - 22:09

Drama “Unë me vetën” e Ilir Muharremit inskenohet në Tiranë  F.0314095455481_m
Drama “Unë më vetën” e autorit Ilir Muharremi, do të inskenohet
në Teatrin Kombëtar të Tiranës. Regjinë e kësaj drame do ta bëjë aktorja
dhe regjisorja Klodiana Kadillari, e cila ditë më parë u prezantua me
monodramën për Nënën Terezën “Pikëllim dhe dashuri”.
Drama
unë me vetën do të mbështetët nga ministria e kulturës së Shqipërisë.
Subjekti i kësaj drame vërtitet rreth vullnetit për pushtet, rreth botës
digjitale e cila dukshëm po mbretëron botën. Por, përveç kësaj, autori
Muharremi, digjitalizimin artistik e paraqet si diçka paksa artificiale,
ku ndjenja artistike mund të digjitalizohet.
“Po harrohet e kaluara origjinale e natyrës, bota po përpiqet të
shndërrohet në digjitalen, t’i artificializoj gjërat natyre, por
digjitalizmi pozitivitetin e ka tek informata e shpejtë e cila arrin të
publikohet”, thotë Muharremi.
Sipas tij, Artet në përgjithësi më shumë i përkushtohen teknikës sesa
thellësisë, ndjeshmërisë, shpirtit. Magjia e tyre tashmë vlerësohet për
nga mundësia efektive e skenave, të cilat përpiqen të shëmbëllejnë si
reale, ose të ngjashme me skenat e përditshme. P.sh filmi ka tejkaluar
çdo horizont të zhvillimit, ka arritur që fantazinë ta shndërroj në
realitet, shikuesi të bëhet pjesë e fantazisë, madje me mish e shpirt të
udhëtoj në konceptin e regjisorit, i cili vazhdimisht ngacmon egon,
ndjenjat dhe ritmin e zemrës së shikuesit. Për një kohë të shkurtër, kjo
i ngjan si një magjie e përkohshme, me mundësi të larta zhvillimi.
Ndërkaq, arti figurativ i nënshtrohet dukshëm digjitalizimit, ngjyrat më
nuk përjetohen, sepse gjatë përjetimit ato krijojnë përjetësinë e tyre,
mundësia e mendjes vrapon tek e pa “kufijshmja”, duke mos e njohur të
“kufijshmën”, andaj ndodh përzierja. Piktura si art, më shumë posedon
ndjeshmëri, sepse shpirti përkthehet natyrshëm në pëlhurë, por tash në
këtë kohë, shpirti digjitalizohet”.
Të gjitha këto Muharremi i paraqet në dramë përmes dy personazheve, e
që në fakt, në fund zbulohet që është vetëm një personazh i cili
komunikon me unin e tij, të cilin në asnjë mënyrë nuk mund ta
digjitalizoj. Përpjekjet, por, ideali, morali, nuk e tradhton. Është e
rëndësishme që është e vetmja dramë shqipe e cila ka fituar nga
ministria e kulturës së Shqipërisë të inskenohet.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi