Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mihrijes i është vjedhur kënga “Turbulenca”

 :: Show Biz

Shko poshtë

Mihrijes i është vjedhur kënga “Turbulenca”  Empty Mihrijes i është vjedhur kënga “Turbulenca”

Mesazh nga Vizitor Thu 17 Mar 2011 - 4:34

Mihrijes i është vjedhur kënga “Turbulenca”  F.0317100959966_m
Trendi i këngëtarëve ballkanikë të cilët huazojnë këngë nga
këngëtarët shqiptarë nuk ka të ndalur. Këngëtarët fqinjë, e në veçanti
ata serbë, pa fije turpi dhe pa e pyetur askënd, marrin pothuajse
komplet këngët e këngëtarëve dhe kompozitorëve shqiptarë.

fundmi është zbuluar se këngën “Turbulenca” të këngëtares Mihrije Braha,
e ka huazuar një këngëtare e njohur serbe e cila e ka përshtatur
versionin e gjuhës së saj, me titull “Neka gore dlanovi”.
Për të dëshmuar se krijimi i Armend Rexhepagiqit dhe Aida Barakut e
kënduar nga Mihrije Braha daton më herët, është fakti se këngëtarja dy
vjet më parë me këtë këngë është prezantuar në festivalin muzikor në
“Top Fest6” , të cilës këngë më vonë ia pati realizuar edhe videoklipin,
ndërkohë këngëtarja serbe këtë këngë e ka lansuar para një viti-
shkruan e përditshmja Zëri.
Mihrije Braha thotë se për këtë huazim është informuar tri ditë më
parë nga një fans i saj në “Facebook”, i cili ia kishte dërguar edhe dy
versionet e këngës.
“Mua më ka njoftuar një fans i imi, Blerand Rexhepi, në “Facebook”,
ku edhe më ka dërguar të dy versionet e këngës. Pasi i dëgjova këngët,
arrita të kuptoj se 90 për qind e këngës është identike me këngën time,
madje edhe videoklipi i saj ishte influencë nga videoklipi im që ia kam
realizuar të njëjtës këngë”, ka thënë Mihrija, e cila pohon se huazimi i
kësaj kënge nga një këngëtare serbe i ka krijuar asaj një ndjenjë të
përzier.
“Të them të drejtën më ka krijuar emocione të përziera. Në njërën
anë, përderisa e ka marrë këtë këngë ajo këngëtare dhe e ka përshtatur
në versionin e saj, kjo do të thotë se i ka pëlqyer, bile përveç këngës
edhe videoklipi ishte pothuajse kopje totale, e në anën tjetër më duket
se nuk është e hijshme që të huazosh këngë dhe të bësh popullaritet me
një këngë që e ka krijuar dikush tjetër”, ka thënë Braha.
Ndërsa sa i përket padisë këngëtarja ka thënë se ende nuk ka vendosur
asgjë, sepse i duhet të konsultohet me autorët e këngës Armendin dhe
Aidën. /Telegrafi/
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 :: Show Biz

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi