Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pacolli dëshiron të sjellë yjet botërore

 :: Show Biz

Shko poshtë

Pacolli dëshiron të sjellë yjet botërore  Empty Pacolli dëshiron të sjellë yjet botërore

Mesazh nga Vizitor Wed 16 Mar 2011 - 10:24

Pacolli dëshiron të sjellë yjet botërore  F.0316100344454_m
Beyonce, Shakira apo Lady Gaga? Këta janë vetëm disa emra nga të
cilët kanë nxitur debate në Presidencë. Janë vetëm emrat e muzikës
botërore, të cilët sjellin një pikëpyetje se cila nga këto këngëtare do
të shkelë tokën e Kosovës, gjatë sezonit të verës.
“Ka një
sërë idesh dhe projektesh, të cilat për momentin po shqyrtohen në
Presidencë. Janë projekte që kanë të bëjnë me përmirësimin e imazhit të
Kosovës, dhe ndër këto ide dhe projekte, që janë në fazën e shqyrtimin,
është edhe sjellja e ndonjë ylli botëror të muzikës në Kosovë, gjatë
sezonit veror. Për momentin mund të them vetëm se jemi duke shqyrtuar të
gjitha ato mundësi që ka Kosova, dhe të cilat çojnë në përmirësimin e
imazhit të vendit tonë”, ka thënë këshilltari i presidentit, Arbër Geci,
për InfoPress.
I pyetur se ndër ‘mysafirët’ e radhës do të jenë edhe Beyonce,
Shakira apo Lady Gaga, Arbëri, nuk e mohon si mundësi, ndonëse edhe këta
janë disa emra që mbesin të shqyrtohen.
“Janë edhe këta emra si mundësi, por ka edhe emra tjerë të cilët janë
në shqyrtim e sipër. Ndoshta shumë shpejt do të vendosim se cilët do të
jenë ata emra e do t’i bëjmë publikë”, ka pohuar Geci.
Ndonëse parashihet që yjet botërore të jenë në Kosovë në stinën e
verës, nga Presidenca bëjnë me dije se këto nuk janë të vetmet plane të
tyre. Ka edhe shumë angazhime për punë të mëtutjeshme, të cilat do
pasojnë me kohë. /Telegrafi/
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 :: Show Biz

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi