Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tatlises do ta ruajë zërin e tij të famshëm

Shko poshtë

Tatlises do ta ruajë zërin e tij të famshëm  Empty Tatlises do ta ruajë zërin e tij të famshëm

Mesazh nga Vizitor Tue 15 Mar 2011 - 2:35

Tatlises do ta ruajë zërin e tij të famshëm  F.0315104504694_m
Ikona turke Ibrahim Tatlises vazhdon të qëndrojë në kujdes
intensiv duke qenë se gjendja e tij shëndetësore është akoma e rëndë,
megjithatë mjekët thonë se e kanë ndalur gjakderdhjen cerebrale dhe po
tentojnë të zvogëlojnë presionin në tru.
Është spekuluar se
ekziston rreziku i dëmtimit të përhershëm, ashtu që këngëtari mund të
mbetet i paralizuar në anën e majtë, mirëpo sipas neurokirurgut Ilhan
Elmaci, Tatlises nuk do të ketë probleme fizike.
“Ai mund të ketë humbje të fuqisë, por nuk mendoj se do të ketë
probleme fizike. Qëllimi yni kryesor është që ta nxjerrim nga gjendja
kritike. Pastaj do të planifikojmë se si t’i rregullojmë funksionet e
trupit, gjë që do të marrë një vit”, ka thënë Elmaci.
Ai e ka bërë të qartë se regjioni i turit që është dëmtuar nuk
përfshin funksionet e të folurit, që do të thotë se Tatlises nuk do ta
ketë vështirë që ta ruajë zërin e tij të famshëm.
Tatlises u plagos të dielën mbrëma nga, siç thuhet, së paku dy
sulmues të paidentifikuar, gjatë largimit nga një studio televizive.
/Telegrafi/
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi