Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Emra të së kaluarës

 :: Show Biz :: Lifestyle

Shko poshtë

Emra të së kaluarës Empty Emra të së kaluarës

Mesazh nga Thjesht Angel Fri 4 Feb 2011 - 8:48

2/2011 18:55

Emra të së kaluarës
- Takohemi tek kafe Flora!
- Jam duke të pritur përpara kinema Agimi. Kalova përpara bar “Sahatit”.

Pikëtakimet e sotme në Tiranë përcaktohen më shumë nga emri i dyqaneve, lokaleve e kinemave të dikurshme sesa nga emrat moderne të rrugëve.

Rihapja e “Kafe Florës” dhe “Kinema Agimi” vetëm një muaj më parë dhe në të njëjtin emër kanë rikthyer në dyert e tyre nostalgjikët e kohëve të vjetra. Por, arsyet që këto objekte janë hapur sërish, tashmë në një investim privat, por gjithnjë nën administrimin e Bashkisë na i tregon, drejtuesi i kinema Agimit.

“Dy janë arsyet kryesore që kjo kinema ëstë hapur në të njëjtin emër. Së pari, flasim për një kulurë dhe një pikëtakim që nuk do të kishte vlerë ta ndryshonim sepse njerëzit do të vazhdonin ta quanin ish-kinema Agimi. Së dyti, ishte nder për ne që të ruanim këtë emër me traditë”, thotë Altin Prifti.

Ndërkohë, një nga administruesit e kafes së re dhe historike “Flora” shpjegon:“Kafe Flora është hapur shumë pak kohë më parë dhe këtu rikthehen njerëz që dikur e kanë frekuentuar këtë vend”.

Një pjesë të këndvështrimit historik që sadopak ndikon tek secili prej nesh, na e sjell Altin Prifti: “Kinema Agimi ka shumë histori. Ka qenë një kinema elitë e kryeqytetit e hapur rreth viteve ’50. Më përpara quhej kinemaja e sovjetikëve sepse ishte ndërtuar prej tyre.”

Njohjeve të para në një kohë kur mentaliteti vrasës paragjykonte këdo, e në veçanti vajzat, nuk i mungonte as thurja e vargjeve. “Kafe Flora” është një nga këngët e festivalit të 11-të kombëtar e cila edhe sot kujtohet.

Por, ka edhe nga ato dyqane që vazhdojnë të mbajnë të njëjtat emra sepse kanë një lidhje “familjare” me to.

Kështu na tregon edhe Agim Doçi: “Një arsyet që unë kam ruajtur të njëjtin emër është sepse mamaja ka punuar në ish-qebaptoren Sahati, së dyti këtu nuk ka lokal tjetër që të jetë më afër këtij objekti.”

Foto Skëndërbeu është një tjetër pikëtakimi e preferueshme nga shqiptarët dhe e hapur që në 1952. Siç thonë edhe tre nga ish-punonjëset e e kësaj fotostudioje, por tashmë pronare, emri është identitet.

Pika e përbashkët jo vetëm e këtyre objekteve, por edhe shumë të tjera si ish-kinema Dajti, ish-kinema 17-Nëntori etj. është kultura, tradita dhe ajo që quhet kujtesë kolektive e një qyteti.



Foto
Thjesht Angel
Thjesht Angel
Hapesira Jone - Forum
Hapesira Jone - Forum

<b>Postime</b> Postime : 93
 <b>Piket</b> Piket : 101
Regjistruar : 23/10/2010
 <b>Mosha</b> Mosha : 15
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : cti bej Qamiles un qe sme le te dal, pa te coja edhe ne Paris un ty !!

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 :: Show Biz :: Lifestyle

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi