Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Historia e KLINES

Shko poshtë

Historia e KLINES Empty Historia e KLINES

Mesazh nga Merisa Sat 9 May 2009 - 0:56

Në shek. e parë të erës së re territori i Klinës si dhe i gjithë Dardanisë gjëndej nën sundimin e Perandorisë Romake në ç'kohë në afërsi të Klinës përmendet Dersniku si qendër municipale e farefisit Dardan. Pas rënies së Perandorisë Romake, Dardania, pra edhe Klina me rrethinë, u vërshua nga sllavët, e cila dyndje në gadishullin Ballkanik mori fund në shek. VIII. Pas ndarjes së Perandorisë Romake, Klina me rrethinë ra nën sundimin Bizantino-Grek. Pas krishterizmit bizantin, ai sllav ndikoi që këto anë me vendbanimet mesjetare dhe me kishat parasllave të përvetësohen nga sllavët. Në shekullin e parë të erës sonë, gjatë sundimit romak, si qendër municipale e fisit dardan përmendet edhe Dersniku, ndërsa gjatë sundimit bizantin hasim në gjurmët e kishës së Paskalicës me kambanore në fshatin Videjë. Profirogoniti në traktin e tij të njohur "Shënime për popujt" shkruan në vitin 948-952, se ndër qytetet e banuara dendur është edhe Dersniku - "Desstinik". Vendbanim i hershëm është edhe Dollci i sotëm, i cili ishte i shënuar me emrin Zalug në hartën e Manastirit të Hilandarit në vitin 1200 nga Solovjevi. Pas rënies nën turqit, jeta e shqiptarëve ishte e vështirë. Ç'prej atëherë Klinën e karakterizon edhe larmia fetare.Popullësia e këtyre trevave merrej kryesisht me bujqësi e cila ishte mjaft e zhvilluar.
Klina identifikohet si vendbanim i hershëm Ilir, me emër Chinna, të cilën e hasim te Ptolomeu që në vitet 87-150 (në hartën e Ptolomeut). Ky lokalitet i lashtë ilir shtrihej në bregun e majtë të rrjedhës së epërme të Drinit të Bardhë, që i përgjigjet realitetit të sotëm gjeografik. Kjo date si dhe Ujvara e Mirushës u bënë edhe simbol i amblemës së qytetit të Klinës. Chinna në kuptimin Cin shpjegohet si kin në mes të Drinit të Bardhë dhe lumit Klina.Banorët e këtyre viseve nuk pushuan se luftuari për liri deri në ditët e sotme
Merisa
Merisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 8930
 <b>Piket</b> Piket : 9170
Regjistruar : 26/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 33
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne zemren e...

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi