Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

NRG Band synojnë çmimin e publikut në “Top Fest”

 :: Show Biz

Shko poshtë

NRG Band synojnë çmimin e publikut në “Top Fest”  Empty NRG Band synojnë çmimin e publikut në “Top Fest”

Mesazh nga Vizitor Tue 25 Jan 2011 - 5:26

NRG Band synojnë çmimin e publikut në “Top Fest”  F.0125155716310_m
NRG Band janë bërë gati për pjesëmarrjen e tyre në festivalin e
sivjetmë “Top Fest”, dhe synojnë të kthehen në shtëpi me çmimin e
publikut.
Kënga e tyre me të cilën do të prezantohen në
njërin prej festivaleve më të popullarizuara shqiptare, quhet “Rinia”
dhe prek temën e dashurisë.
“Tash sa e kemi përfunduar këngën më të re. Titullohet ‘Rinia’. Me
këtë këngë do të konkurrojmë në ‘Top Fest’ më pas edhe do t’i realizojmë
klipin”, ka treguar këngëtari i grupi Besnik Qaka për “InfoPress” duke
komentuar më shumë më shumë për tekstin e kësaj kënge.
“Tekstin e ka shkruar Mithat Sadiku. Trajtohet tema e dashurisë, pasi
kësaj radhe i kemi lënë anash temat sociale të prekura kohës së fundit.
Është një këngë të cilës i kemi falur shumë përkushtim, e pse jo të mos
marrim edhe ndonjë çmim”.
“Kemi arritur të fitojmë simpatinë prej njerëzve dhe për neve është
me rëndësi ta marrim atë çmim. Pra çmimin e publikut e pse jo edhe çmime
tjera”, ka thënë Qaka, i cili ka premtuar se ata do të realizojnë edhe
videoklip të kësaj kënge.
“Ende nuk kemi vendosur se me kë do të punojmë rreth realizimit të
klipit, por atë patjetër se do ta realizojmë, pas festivalit”, ka
përfunduar Besnik Qaka. /Telegrafi/
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 :: Show Biz

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi