Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Blero: Nuk merrem me njerëz që duan emër në shpinën time

 :: Show Biz

Shko poshtë

Blero: Nuk merrem me njerëz që duan emër në shpinën time  Empty Blero: Nuk merrem me njerëz që duan emër në shpinën time

Mesazh nga Vizitor Mon 24 Jan 2011 - 9:20

Blero: Nuk merrem me njerëz që duan emër në shpinën time  F.0124162854857_m
Blero ka thënë se ai nuk ka zgjidhur kurrfarë konflikti me
Noizyn dhe se nuk dëshiron të komentojë rreth njerëzve që duan të bëjnë
emër në shpinën e tij.
Kohëve të fundit këngëtarët mes vete
janë dukur sikur kanë filluar qëllimisht të bëjnë “skandale” vetëm për
të rënë në qendër të vëmendjes. Audioja shumë-folur e Noizy, ku reperi kërcënon këngëtarin nga Kosova, Blero, dita e ditës është duke u bërë më interesante.
Ndërsa i kontaktuar për këtë çështje nga Telegrafi.com, Blerim
Muharrimi – Blero, ka refuzuar të jap deklaratë duke thënë se ai person
nuk është i nivelit të tij.
“Ha ha ha, nuk jap asnjë deklaratë për ata që nuk ja vlejnë dhe që nuk janë të nivelit tim”, ka thënë Blero.
Noizy për mediat shqiptare ditë më parë ka dhënë një deklaratë ku
thoshte se ka sqaruar “problemin” e kësaj audioje dhe se raportet mes
tyre ishin normalizuar. Por, për Bleron nuk është një situatë e tillë
dhe ai mendon se Noizy dëshiron famë në shpinën e tij.
“Çfarë raportesh...? Thjesht nuk flas për njerëz që kqyrin me bë emër në shpinën time”, ka thënë këngëtari.
Blero, gjithashtu ka bërë të ditur se së shpejti do të vije me një
videoklip të ri, duke hezituar të jap shumë detaje. “Kam përfunduar dy
duete të radhës të cilat do t’i lansoj në shkurt. Por nuk mundem të them
më shumë se kaq”, ka përfunduar Blero. /Telegrafi/
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 :: Show Biz

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi