Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shpikjet informatike në Shqipëri

 :: Show Biz :: Lifestyle

Shko poshtë

Shpikjet informatike në Shqipëri Empty Shpikjet informatike në Shqipëri

Mesazh nga Geri Sat 22 Jan 2011 - 11:20

Puna novatore dhe shpikjet e
studentëve të inxhinjerisë informatike, në Universitetin Politeknik të
Tiranës, u vendos në fokusin e emisionit të pasdites në Top Channel.


Dy personaxhet e intervistuar,
Besmiri dhe Ina janë studentë të masterit në inxhinieri informatike dhe
për të mbrojtur diplomen u duhet të pergatisin një produkt të gatshëm.
Një novacion, apo shpikje siç mund ta quajmë me gjuhë të varfër.

Përgatitja e temës për Besmirin ka në thelb dizenjimin dhe kompresimin e
videos në high definition. Është një punë e vështirë, që kërkon saktësi
dhe novacion, por studenti është pranë përfundimit të punës.

”Projektimi im qëndron në programimin e qarkut, gjë që pasqyrohet me
integrimin në qark të të gjithë elementëve bazë, që te memorja, që tek
njësitë, vlerat e kalkulimit dhe transformimit apo njësitë e
dekuantizimit dhe kuantizimit. Kjo do të bëjë që të rritet shpejtësia e
transmetimit”, thotë Besmiri.

Produkti që ai do të paraqesë është i veçantë dhe mund të gjejë zbatim
në shumë fusha në zgjerim në vendin tonë. ”Duke ditur se kapacitetet e
transmetimit kanë një potencial të kufizuar, ky novacion do të shërbejë
që materjali high definition të zërë sa më pak vend, duke bërë më
efiçente pajisjen”, shton studenti, që u motivua në ndjekjen e kësaj
dege nga pasioni dhe kërkesa në rritje për inxhinjerë të këtij lloji në
Shqipëri.

”Qarku gjen zbatim në televizionet satelitore, qoftë dixhitale apo
tokësore dhe mund të integrohet në sistemet që kanë të bëjnë me
videokonkurrencën”.

Një tjetër studente e inxhinjerisë informatike është Ina. Fusha në të
cilën ajo është orientuar është mjekësia. Ajo po përgatit një program, i
cili në kohë reale shndërron në pamje tredimensionale imazhet
mjekesore.

”Produkti konsiston në bërjen të mundur të transformimit të imazheve
mjekësore. Transformimi gjen përdorim të gjërë, eliminon zhurmat, bën
kompresimin e imazhit dhe bën që pamja të shfaqet në monitor në kohë
reale e tridimensionale. Pajisja mund të ndihmojë shumë imazherinë
moderne mjekësore”, thotë Ina.

Pavarësisht përpjekjeve të tyre, studentët theksojnë se në punën e tyre
janë përballur me shumë pengesa, të lidhura kryesisht me mangësitë e
shkollës në teknologjitë e reja dhe pamundësinë e zhvillimit të një pune
të madhe praktike. Ky konstatim i tyre pranohet edhe prej pedagogut
Bekim Çiço.

”Inxhinjeria kërkon produkte të gatshme. Inxhinjerit i jepet një detyrë,
të cilën duhet ta konceptojë, ta eksperimentojë, duhet ta simulojë dhe
të prodhojë produktin. Ai s’mund të japë rrugën si realizohet, por
produktin e gatshëm”, thotë Çiço.

”Nuk kemi mundësi të mëdha financiare dhe kjo e dëmton Universitetin,
pasi ne jemi një degë që kërkon vazhdimisht të blejë pajisje të reja dhe
të ecë në një hap me kohën”, shtoi pedagogu.

Megjithatë, falë ndihmës së një kompanie amerikane, Universiteti
Politeknik ka arritur të sigurojë një pjesë të mirë të materjaleve për
të cilët ka nevojë. “Falë njohjeve të mia arrita të siguroja kontakt me
një kompani amerikane dhe ata u treguan të gatshëm të na ndihmonin.

Kjo na ka zgjidhur shumë probleme. Ata na kanë dëshmuar për kujdesin që
kanë në SHBA për përgatitjen e inxhinjerëve të ardhshëm, ndërsa shkollat
mund të blejnë pajisjet edhe tre herë më lirë se çmimi i tregut”,
përfundoi Çiço.






Foto

Shpikjet informatike në Shqipëri Shpiksit1
Shpikjet informatike në Shqipëri Shpiksit2
Shpikjet informatike në Shqipëri Shpiksit3
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 :: Show Biz :: Lifestyle

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi